1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dalai Lama mbyll vizitën në Gjermani

30 Korrik 2007
Në përfundim të vizitës së tij në Gjermani Dalai Lama ka kritikuar politikën kineze ndaj të drejtave të njeriut. Ekonomia po përjeton boom, por demokratizimi nuk po përparon, tha udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve gjatë një pritjeje në bashkinë e Frajburgut. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë ndikimin e saj në mënyrë që Kina të fillojë procesin e reformave, tha Dalai Lama. Në të njëjtën kohë fituesi i çmimit Nobel për paqe bëri thirrje për dialog mes besimeve. Asnjë drejtim fetar nuk duhet të ngrejë pretendimin e të qënit i vetmi, të përbashkëtat e besimeve janë më të mëdha sesa dallimet mes tyre, tha ai.
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW