1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debat në Bundestag: Zgjatet misioni i Bundeswehrit në Kosovë

28 Qershor 2019

Bundestagu vendosi sot për zgjatjen edhe me një vit të misionit të Bundeswehrit në Kosovë. Numri i ushtarëve do të përgjysmohet, nga 800 në 400 ushtarë.

Deutschland Bundestag
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Misioni i Bundeswehrit në Kosovë zgjati edhe me një vit nga Bundestagu gjerman të premten (28.06). Numri i ushtarëve, sipas vullnetit të qeverisë gjermane do duhet të përgjysmohet nga 800 në 400 ushtarë. Për zgjatjen e misionit votuan 493 deputetë gjermanë, kundër votuan 146 parlamentarë, 6 abstenime. AfD dhe Të Majtët theksuan në debatet e tyre, se nuk e mbështesin më një mision të ushtarëv gjermanë në Ballkan. 

Manuel SarrazinFotografi: picture-alliance/dpa/S. Schuldt

Kosova është një vend, ku jo çdo gjë është ashtu si duhet, tha deputeti socialdemokrate, Fritz Felgentreu. "Por vrasja ka ndaluar". Kurse deputeti i Gjelber, Manuel Sarrazin theksoi, se misioni i NATO-s është edhe më tej një "faktor elementar stabiliteti dhe mbrojtjeje." Sipas Sarrazin "paqja nuk është aspak e garantuar". Por deputeti i AfD-së, Armin Paul Hampel e quajti misionin të dështuar. Ajo që ka dalë është një "shtet kriminel", qeveria e të cilit është e mbuluar deri në majë me kriminelë, tha Hampel duke theksuar, se "ky mision nuk e meriton as kockën e një ushtari të vetëm gjerman."

Bundestagu zgjati të premten edhe misionin për sigurimin e paqes në Liban. Më parë për zgjatjen e misionit të Bundeswehrit kishte vendosur kabineti qeveritar gjerman.

 

 

 

la/ag