1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Del Ponte: KS të shtyjë vendimin për Kosovën derisa të arrestohen kriminelët e luftës

19 Qershor 2007


Nju Jork: Në një raport për Këshillin e Sigurimit, Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, vuri në dukje përparimin e rëndësishëm që Serbia ka bërë në bashkëpunimin me gjykatën. Del Ponte i quan arrestimet e fundit të të dyshuarve si Zdravko Tolimir dhe Vlastimir Gjorgjeviç, si shembullin e një bashkëpunimi më të mirë. Por, ajo e quajti problem të madh dështimin për të arrestuar dhe ekstraduar ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjes Radovan
Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak, Ratko Mladiç. Prokurorja del Ponte i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të shtyjë marrjen e vendimit për të ardhmen e Kosovës derisa të arrestohen disa nga të kërkuarit kryesorë për krime lufte në Ballkan.