Delegacioni ukrainas u nis për në SHBA
29 Nëntor 2025
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe të Rusisë planifikojnë të vazhdojnë javën e ardhshme bisedimet mbi një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në prag të këtyre bisedimeve një ekip negociatorësh ukrainas u nis sot ( 29.11.) për në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar bisedime mbi propozimin e Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.
Ukraina bashkëpunon me SHBA
"Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës dhe kreu i delegacionit ukrainas Rustem Umerov, së bashku me ekipin, janë tashmë rrugës për në Shtetet e Bashkuara," shkroi Zelenski në një postim në X.
"Rustem Umerov dorëzoi një raport sot dhe detyra është e qartë: të përpunohen shpejt dhe në mënyrë thelbësore hapat e nevojshëm për t'i dhënë fund luftës," vazhdoi Zelenski.
"Ukraina vazhdon të punojë me Shtetet e Bashkuara në mënyrën më konstruktive të mundshme dhe ne presim që rezultatet e takimeve në Gjenevë tani të përcaktohen në Shtetet e Bashkuara."