1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demokracia nuk vendoset me dhunë - Gjashtë vjet pas 11 shtatorit

Miodrag Soric11 Shtator 2007

11 shtatori i vitit 2001 ishte një ngjarje shokuese - jo vetëm për SHBA-të, por për të gjithë botën perëndimore. Cili është bilanci pas gjashtë vjetësh?

Ngjarja që shokoi botënFotografi: AP

Demokracia nuk jepet me recetë si shurup kundër ftohjes. Xhorxh Bushi (George Bush) pas sulmeve terroriste të 11. shtatorit besonte se me një lëvizje të shpejtë mund të kthente disa shtete islamike tek sistemi politik i perëndimit. Në rats nevoje me dhunë. Gjashtë vite më pas kjo ide duhet konsideruar si e dështuar. Nuk ka ditë që nuk vriten të pafajshëm në Irak. Nuk ka ditë ku të mos ketë luftime të përgjakshme me talebanët në Afganistan. Akoma SHBA-të kërkojnë një përgjigje adekuate për 11 shtatorin.

Si është puna me personin Nr.1 të organizimit të sulmeve terroriste? Edhe sikur Bin Ladeni të kapej kjo nuk do të thoshte fund për Al-Kaidën. Bin Ladeni ka studiuar shkencat ekonomike dhe me sa duket ka ëmsuar aty mjaft mirë për ndërtimin e organizatave.

"Terror-Holding" i tij ka përfshirë prej kohësh mjaft shtete- nga Bosnja deri në Jemen e Pakistan deri në Indonezi. Al-Kaida i përshtatet ndërkohë mjaft mirë rrethanave, dhe posedon resurse të mëdha financiare dhe personeli. Ajo ju flet myslimanëve kudo në botë. Mund të imunizohen njerëzit kundër sëmundjes së fundamentalizmit? Dhe po qe se po, si?

Megjithëse autorët e krimeve të 11 shtatorit dhe autorët e dyshuar për atentate në Gjermani së fundi u arrestuan, nuk i përshtaten skemës: fundamentalizmi dhe radikalizmi rriten aty ku njerëzit kanë mbetur në varfëri dhe pa perspektivë. Fundamentalizmi dhe radikalizmi gjallojnë aty ku njerëzit nuk janë të arsimuar. Trupat amerikane nuk luftojnë as varfërinë dhe as mungesën e arsimimit në vendet myslimane, ata nuk kanë arritur të krijojnë as sigurinë në këto këto vende. Dhe në Irak, Afganistan e shtete të tjera myslimane rritet antiamerikanizmi.

Bin Ladeni me sulmet ndaj SHBA-ve shenjoi ndryshimin e kohërave. Politikanët përgjegjës në të gjitëh botën e kanë të qartë, që shtetet myslimane janë të mbingarkuara: ato nuk ja dalin dot t'i sigurojnë bukë dhe punë një ushtrie gjithnjë e më shumë në shumim djemsh të rinj.

Ekonomia e shumë vendeve tradicionalisht myslimane nuk është kompetitive, administrata është e korruptuar. Shumë prej tyre e shohin veten si humbës të konkurrencës gjithnjë e më të ashpër. Vetëm pak vende arabe lundrojnë mes parash nga eksporti i naftës. Por edhe në këto vende po rritet pakënaqësia ndaj situatës shoqërore dhe politike.

Me marshimin e globalizimit bota duket se po bëhet më e komplikuar. Së paku këtë sugjerojnë mediat. Tek gjithnjë e më shumë njerëz rritet dëshira për përgjigje mjaft të thjeshta të ndodhive botërore, gati të pamundura të rroken me një vështrim. Pesimistët që e shohin botën bardhë e zi dhe demagogët, veçanërisht mes udhëheqësve fetarë po shtohen. Miliona njerëz ju besojnë këtyre shpesh pa të drejtë.

Është urgjent procesi iluminues. Por ky kërkon mundim dhe kohë. Shumë politikanë ndër ta edhe Bushi shpresonin që me përdorimin e dhunës të arrinin më shpejt rezultatet e pritura. Realiteti po tregon: Demokracia as nuk jepet me recetë dhe as nuk bëhet si vaksinë.