1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260811 USA Demonstration Ölpipeline

27 Gusht 2011

Qeveria Obama përballet me një vendim të ndërlikuar: Deri në fund të vitit ajo do të vendosë nëse do të lejohet ndërtimi i naftësjellësit 2700 km nga Kanadaja në Teksas. Ambientalistët e kundërshtojnë atë rreptësisht.

Tubacione nafte në Alaskë
Tubacione nafte në AlaskëFotografi: AP

Në parkun e vogël përballë Shtëpisë së Bardhë qëndron Greg Kimber dhe rregullon kravatën. 39 vjeçari, mësues i gjuhës angleze nga Maine, mundohet ta kalojë me një buzëqeshje pasigurinë e brendshme: "Nuk jam arrestuar ndonjëherë më parë, prandaj jam pak nervoz."

Kundërshtarët e planit demonstrojnë para Shtëpisë së Bardhë

Për arrestimin e parë të jetës së tij Greg Kimber ka udhëtuar ekstra mijëra kilometra nga vendlindja e tij Maine për në Uashington. Së bashku me rreth 60 të tjerë, të ardhur nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, ai do të marrë pjesë në një demonstratë, i ulur në tokë para Shtëpisë së Bardhë. Kjo është e ndaluar, dhe për këtë arsye të gjithë pjesëmarrësit e dinë se ata do të arrestohen. Edhe Madeleine Perra nga Wisconsin për herë të parë në 54 vitet e jetës së saj arrestohet me pranga plastike: "Transformimi i klimës është një çështje urgjente. Me mosbindjen time civile unë mund të theksoj seriozitetin e çështjes."

Frikë nga pasojat për natyrën dhe klimën

Ashtu si demonstranti tjetër Greg Kimber, që ka veshur këmishë dhe kravatë, edhe Madeleine Perra është e veshur me shumë kujdes: bluzë serioze, pantallona të gjera dhe çantë dore elegante. Me këtë veshje mësuesja e shkollës fillore mund të rrijë më mirë në ambientin e një koncerti klasik se sa në burg. Kjo veshje kishte një qëllim, rrëfen 54 vjeçarja: "Ne duam t'u tregojmë njerëzve se ne nuk jemi tipa nga skajet e shoqërisë, por jemi nga mesi i saj dhe themi. Kjo duhet të marrë fund."

Fotografi: AP

"Ky" është tubacioni, që do të ndërtohet në një distancë prej 2.700 km nga Kanadaja deri në Gjirin e Meksikës." "Një ndotje e madhe e mjedisit", mendon Donald Wheeler. Ai është 77 vjeç dhe profesor universiteti nga New Jersey. Përkrahësit e tubacionit e mbrojnë projektin e tyre. Për shkak të çmimeve të larta të naftës, ia vlen ky prodhim. Ata gjithashtu përmendin si argument vendet e punës, që do të hapen nga ndërtimi i tubacionit dhe pavarësinë më të madhe të Shteteve të Bashkuara nga importet e naftës nga vendet arabe.

Formë e pazakontë e protestës

Presidenti Barack Obama do të vendosë deri në fund të vitit në lidhje me ndërtimin. Ai mund ta bëjë këtë vetëm, nuk ka nevojë për miratimin e kongresit. 65 burra dhe gra, që dalin para Shtëpisë së Bardhë, duan të arrijnë, që presidenti të votojë kundër tubacionit. Por ata janë të përgatitur edhe për kundërshtimin. Policët janë në pritje të protestuesve. Meqenëse protestat direkt para gardhit të Shtëpisë së Bardhë janë të ndaluara, ata i arrestojnë kundërshtarët e tubacionit, njëri pas tjetrit. E gjitha rrjedh në qetësi. Roberta Payroll nga Connecticut tregon: "Policët janë të përgatitur,. Ata e njohin rutinën. Unë isha edhe dje këtu."

53-vjeçarja Roberta Payroll është një prej më shumë se 250 vetëve, që u arrestuan nga policia ditët e fundit dhe pastaj u lanë përsëri të lirë, natyrisht vetëm pasi kishin paguar një gjobë prej 100 dollarësh: "Mendoj se ia ka vlejtur me të vërtetë, t'i thuash jo një projekti shkatërrimtar dhe të kesh mundësisht një të ardhme më të mirë." Dy javët e ardhshme do ta lënë veten të arrestohen gati 2000 vetë, që nuk kanë dyshim në suksesin e protestës së tyre, vetëm sepse dikur i kanë duart të lidhura.

Autor: Anna Engelke/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW