1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demonstrata kundër kufizimeve të Coronës në Gjermani

10 Maj 2020

„Hiqeni turizën“, "Rezistencë" - me parulla të tilla e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të Coronës, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

München Anti Coronavirus Maßnahmen Demonstration
Protesta në Mynih të shtunënFotografi: picture-alliance/dpa/F. Hörhager

Në Gjermani protestuan të shtunën në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjennnga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Për të drejtat themelore e shtetin ligjor! - Protesta kundër rregullave të Coronës në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa/C. Gateau

Nuk respektohej distanca

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Hiqeni turizën", „Bashkohuni" dhe „Rezistencë". Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.

BerlinFotografi: picture-alliance/dpa/C. Gateau

Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

 

 

la/ag