Deputetët shqiptarë kushtojnë shumë
12 Maj 2007![Parlamenti shqiptar](https://static.dw.com/image/2371580_800.webp)
Reklamë
Kostoja për deputetët në parlamentin e Shqipërisë është nga më të lartat në vendet europiane. Këtë konkluzion ka arritur Lëvizja Mjaft, një organizatë joqeveritare e njohur në Shqiperi, e cila ka vëzhguar shpenzimet dhe angazhimin e 140 deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë.
Sipas këtij vëzhgimi në bazë të statusit që ka një deputet shqiptar, shpenzimet operative që bëhen nga buxheti vjetor i parlamentit, që ju vijnë drejtperdrejt në ndihmë deputetëve shkon në afër 3 milionë dollarë.
Kjo kosto është në formen e mirëmbajtjes së automjeteve, të telefonave celulare, dietave etj, të cilat do t`i kishte zili një deputet në Francë, Gjermani apo Norvegji.