1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deutsche Bank shkurton 18.000 vende pune

10 Korrik 2019

Deutsche Bank planifikon që deri në vitin 2022 të shkurtojë rreth 18.000 vende pune. Reforma do të kushtojë rreth 7,4 miliardë. Priten ndryshime shumë serioze në koncern.

USA Deutsche Bank
Fotografi: Imago Images/Ulmer

Deutsche Bank (Banka Gjermane) la vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në këtë koncern. Pas humbjeve në kuartalin e dytë të këtij viti prej 2,8 miliardë euro, banka ka vendosur që deri në viti 2022 të bëjë ndryshime që do të kushtojnë rreth 7,4 miliardë euro, kumtoi koncerni.

Banka ka vendosur po ashtu që me tërheqjen nga burza të kursejë rreth 17 miliardë euro shpenzime. Deri në vitin 2022, Deutsche Bank do të shkurtojë rreth 18.000 vende të punës. Pas këtij shkurtimi, ky koncern do të ketë edhe 74.000 punojnjës të përhershëm. Mediat më parë kanë njoftuar për shkurtimin e mundshëm të 15.000 deri 20.000 vendeve të punës.

Në të ardhmen pa punë me aksione

Fotografi: Reuters/R. Orlowski

Banka Gjermane planifikon të ndërprejë punën me aksione dhe t'i përshtatet tregut, në veçanti atij me interesat bankare. Deutsche Bank do të krijojë edhe një "Bad bank", e cila ka për qëllim uljen e bilancit negativ prej rreth 74 miliardë euro me letrat tepër të rrezikshme me vlerë.

Në vitin 2007 dhe 2008, kur ka shpërthyer edhe kriza e fundit e madhe, Investmentbanking ka qenë një minierë e vërtet e Deutsche Bank. Pikërisht kjo fushë ka sjellë fitime të mëdha. Por kriza financiare ka treguar tërë anën e errët të këtyre punëve bankare. Koncerni është përballur për vite të tëra me aktakuza dhe është detyruar të paguajë denime në vlerë prej miliarda euro. Ndërsa kohët e fundit koncerni ka shënuar rezultate negative bankare. Drejtori i bordit Christian Sewing tha se këtu bëhet fjalë për transformimin më të madh të Deutsche Bank në disa dekadat e fundit duke shtuar se Banka do t'i kthehet punës fillestare  - punës me klientë.

Sindiaktat mbështesin reformën

Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Dedert

Organizatat sindikale të Deutsche Bank  e kanë mbështetur reformën e propozuar. Shefi i sindikatës Ver.di Frank Bsirske thotë se nga  Deutsche Bank pret që ky koncern duhet të heqë dorë nga largimi me dhunë i punëtorëve nga puna dhe duhet të ketë kujdes edhe për anën sociale. Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU) thotë se Deutsche Bank luan në ligën e parë, ndaj reforma është e domosdoshme. Deutsche Bank gjendet para sfidave, sikur e gjithë ekonomia, pohon Altmeier. "Digjitalizimi ka ndryshuar botën e ekonomisë. Jam i bindur se Deutsche Bank do të kryejë me sukses reformat."

ARD-Tagesschau.de