1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

DW: Ndihmë për punonjësit afganë

18 Gusht 2021

Bordi drejtues i Deutsche Welle-s i ka bërë apel qeverisë federale që të evakuojnë bashkëpunëtorët e DW në Afganistan. Mbështetja vjen nga Shoqata Gjermane e Gazetarëve.

Monday, June 19, 2017 / Impression
Fotografi: DW/K. Danetzki

Kryetarët e komiteteve të Deutsche Welle-s i bëjnë apel qeverisë gjermane që të bëjë të mundur shpëtimin e gazetarëve të DW në Afganistan. "Me marrjen nën kontroll të talibanëve, punonjësit e Deutsche Welle-s dhe familjarët e tyre në Afganistan gjenden në rrezik jete. Vetë fakti që kanë punuar për një medium perëndimor mund të bëhet shkak për tortura dhe vdekje," tha kryetari i Këshillit të Transmetimit të Deutsche Welle, Prelat Karl Jüsten, dhe kryetari i bordit administrativ të DW, Peter Clever, në Bon.

Talibanët kanë qenë për kontroll në banesat e tyre 

Jüsten theksoi se korrespondentët afganë të Deutsche Welle-s raportojnë prej vitesh në gjuhët e vendit dhe njihen me emër. "Ne e dimë me siguri se talibanët kanë kërkuar në apartamentet e tre punonjësve tanë."

Deutsche Welle po bashkëpunon në ngushtë me Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme për të mundësuar që punonjësit e saj dhe familjet e tyre të largohen nga vendi. Për këtë qëllim, emrat dhe detajet e kontaktit të personave në fjalë janë dërguar në Zyrën Federale të Jashtme në mënyrë që ata të mund të planifikohen për fluturimet e evakuimit. Përveç kësaj, Deutsche Welle i është bashkuar apelit të mediave gjermane drejtuar qeverisë federale për të krijuar një program emergjence vizash për punonjësit afganë.

DJV: Punonjësit e DW "në rrezik veçanërisht të madh"

Shoqata Gjermane e Gazetarëve (DJV) në Nordrhein-Westfalen gjithashtu i bën thirrje qeverisë federale që të evakuojë shpejt punonjësit lokalë të Deutsche Welle-s në Afganistan. "Ata janë në rrezik të madh përmes punës së tyre," tha kryetari federal i DJV Frank Überall në Düsseldorf. Punonjësit e redaksisë së Afganistanit  dhe të afërmit e tyre tani "nuk mund të lihen në dorë të fatit".

Sipas DJV, megjithatë, është e paqartë, nëse të gjithë punonjësit e DW dhe të afërmit e tyre mund të arrijnë deri në aeroport, pasi talibanët raportohet se po bllokojnë dhe kontrollojnë rrugët e hyrjes. Përveç kësaj, jo të gjithë kanë dokumentet e nevojshme si pasaportat. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kapacitetet e qeverisë federale nuk do të jenë të mjaftueshme për të evakuuar të gjithë njerëzit e prekur, shpjegoi më tej DJV.

 

Stefan Stickelmann