1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetëra mijëra vetë demonstruan në marshimet e Pashkëve

6 Prill 2026

Njerëzit demonstruan në mbështetje të çarmatimit në marshimet e Pashkëve në më shumë se 100 qytete në të gjithë Gjermaninë. Organizatorët janë të kënaqur, por pranuan se një pjesëmarrje më e lartë do të dëshirohej.

Demonstrata edhe në Hamburg. Njerez me pankarta.
Demonstrata edhe në Hamburg. Njerez me pankartaFotografi: Markus Scholz/dpa/picture alliance

Dhjetëra mijëra pjesëmarrës në marshimet e Pashkëve në më shumë se 100 vende – ky është vlerësimi i Rrjetit Bashkëpunues për Paqe. Numri i pjesëmarrësve mbeti "në të njëjtin nivel si vitin e kaluar, me një tendence të lehtë në rritje". Qendra e informacionit për Marshimin e Pashkëve raportoi mbi 120 ngjarje në të gjithë Gjermaninë.  Pjesëmarrja u rrit falë "iniciativave të reja për paqe, veçanërisht në qytetet më të vogla".

Aktivetetet e para u zhvilluan të enjten dhe të premten. E Shtuna e Madhe është tradicionalisht dita kryesore e marshimeve të Pashkëve. Megjithatë, sipas informacioneve të policisë, turmat e mëdha mbetën përjashtim.

Demonstrata më të mëdha u mbajtën përsëri të hënën, edhe në Frankfurt mbi Main dhe Hamburg, me afërsisht 1.400 dhe 1.700 pjesëmarrës, përkatësisht, sipas shifrave të policisë. Organizatorët përmendën shifra më të larta.

Pjesëmarrja më e madhe do të ishte "e dëshirueshme"

"Duke pasur parasysh situatën kritike globale, një pjesëmarrje më e madhe do të ishte e dëshirueshme", deklaroi, për shembull, Qendra e Informacionit për Marshin e Pashkëve. Ajo që ra në sy në shumë manifestime ishte mosha mesatare relativisht e lartë e demonstruesve.

Marshim ne BerlinFotografi: Christophe Gateau/dpa/picture alliance

Këtë e konfirmon edhe studiuesi i paqes Tobias Debiel në një intervistë për tagesschau.de. Ka disa arsye për këtë: thirrjet për demonstratat në disa raste janë shumë njëanshme – për shembull, kur Rusia nuk përmendet qartë si agresore. Dhe – ndryshe nga vitet 1980 – mungojnë figurat e shquara nga bota e kulturës, shoqërisë dhe politikës. "Stili tradicional i demonstratës me njerëz më të moshuar është më pak tërheqës për të rinjtë," tha Debiel.

Marshimet e Pashkëve të këtij viti u përqendruan në luftërat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Marshimet e Pashkëve gjithashtu kundërshtojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shpjegoi rrjeti Friedenskooperative.

Marshimet e Pashkëve janë mbajtur në Gjermani që nga vitet 1960. Ato arritën kulmin në vitet 1980, gjatë Luftës së Ftohtë, kur në to morën pjesë qindra mijëra vetë.

(tgsch)

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW