1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetëra të vrarë në Irak

23 Qershor 2007

Bagdad: Forcat amerikane kumtuan se gjatë sulmeve të forcave ajrore kundër një baze të Al Kaidës në provincën Dijala janë vrarë 17 njerëz. Kryengritësit kanë bërë përpjekje që të futen në enklavën Kais, në veriperëndim të Bakubës. Dijala konsiderohet si një prej bazave të Al Kaidës. Ushtarët irakianë dhe amerikanë kanë nisur të martën një ofenzivë kundër ekstremistëve në këtë rajon. Ndërsa një atentator kamikaz ka vrarë në provincën Anbar 20 njerëz.