1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhunë dhe protesta në Birmani

26 Shtator 2007

Policia dhe ushtria në Birmani ka përdorur dhunën kundër rreth 1000 demnonstruesve sa ishin mbledhur sot në kryeqytetin Rangun, për të kërkuar më shumë demokraci. Policia dhe ushtarët e pozicionuar në afërsi të manastireve budiste kanë përdorë shkopinjë dhe gaz lotësjellës, pranë manastirit Shvedagon Pegode, objektit më të madh të shenjtë të budistëve në këtë vend. Megjithë përdorimin e dhunës, protestat kanë vazhduar. Autoritetet e vendit i kanë ndaluar protestat në dy qytetet më të mëdha, Rangun dhe Mandalay. Edhe dje përkundër kërcënimeve të huntës ushtarake, kanë protestuar me dhjetëra mijëra njerëz.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW