Kronika e zezë e SHBA-së
10 Korrik 201612. qershor 2016
Orlando, Florida
Një 29 vjeçar hyn në një klub nate, ku shkojnë kryesisht homoseksualë dhe vret 49 persona, para se të qëllohet nga policia. Sulmi më i rëndë nga një atentator i vetëm në SHBA.
2. dhjetor 2015
San Bernardino, Kaliforni
Një çift hyn në një festë para krishtlindjeve në një qendër të personave me kufizime fizike dhe vret 14 vetë e plagos 21 të tjerë. Në përpjekjen për të marrë arratinë, ata vriten nga policia. Motivi i aktit të tmerrshëm ishte fetar, sulmi më i rëndë islamist pas 11 shtatorit 2001.
18. qershor 2015
Charleston, South Carolina
Në një kishë, që kryesisht vizitohet nga njerëzit me ngjyrë të Charlesonit, një person vret nëntë veta. Akti mizor është i motivuar nga urrejtja raciste. Më pas autori i krimit arrestohet në North Carolina.
16. shtator 2013
Uashington - Navy Yard
Një rezervist 34-vjeçar vret 12 vetë në një bazë ushtarake amerikane në Uashington dhe vritet gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
14. dhjetor 2012
Newtown, Connecticut
Në shkollën fillore Sandy-Hook një 20 vjeçar godet për vdekje 20 fëmijë dhe 6 të të rritur, para se të hynte në shkollë, vrasësi kishte qëlluar për vdekje edhe nënën e tij. Në fund ai bën vetëvrasje.
20. korrik 2012
Aurora, Colorado
Gjatë një shfaqeje në mesnatë të filmit Batman një burrë i armatosur hyn në një kinema dhe hedh bomba me gaz e qëllon 12 vetë. 70 të tjerë lëndohen rëndë. Pak më vonë ai arrestohet para kinemasë.
5. nëntor 2009
Fort Hood, Texas
Një ushtar i ushtrisë amerikane qëllon pa dallim në një bazë ushtarake dhe vret 13 vetë, më shumë se 20 vetë plagosen. Rasti më i rëndë në një bazë ushtarake amerikane.
3. prill 2009
Binghampton, Nju Jork
Në një zyrë të të huajve në Binghampton një burrë vret 13 persona dhe plagos katër të tjerë. Më pas ai kryen vetëvrasje.
10. mars 2009
Alabama
Në Alabama një 28 vjeçar vret në tre lokalitete të ndryshme 10 vetë, pesë ka qenë anëtarë të familjes. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë ai kryen vetëvrasje.
16. prill 2007
Blacksburg, Virgina
Në Universitetin Virginai Tech University një student vret brenda 2 orëve, 32 veta dhe plagos 17 të tjerë. Deri në atentatin e Orlandos në vitin 2016, ky ishte atentati me shumë viktima i një atentatori të vetëm.