Dhunë në Afganistan
13 Gusht 2007Reklamë
Forcat afgane të sigurisë kanë penguar në kufirin me Pakistanin një sulm të ekstremistëve talibanë dhe kanë vrarë nëntë luftëtarë. Rebelët kishin dashur të sulmonin një stacion të policisë në provincën Spin Boldak, pohoi zëdhënësi i policisë në provincën afganojugore, Kandahar. Forcat e sigurimit kishin qenë të njoftuara. Nga shpërthimi i një bombe të fshehur buzë rrugës u vranë në afërsi të qytetit Spin Boldak pesë policë. Nga ana tjetër e kufirit sipas autoriteteve pakistaneze forcat e sigurisë vranë tre ekstremistë gjatë përpjekjes për të çliruar 16 ushtarë të rrëmbyer.