1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna ndaj gazetarëve në Kosovë, mbi 20 raste kërcënimi/ Intervistë me shkrimtarin Ingo Schulze, pas prezantimit në Tiranë të librit Adami dhe Evelina

26 Mars 2010

1.Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, vetëm gjatë vitit të shkuar ka regjistruar të paktën 20 raste të kërcënimit që u janë bërë gazetarëve në Kosovë. Kërcënimet janë bërë nga grupe të ndryshme interesi, por edhe nga zyrtarë të lartë të institucioneve. Policia e Kosovës, thotë se është e njoftuar për shumicën e këtyre rasteve dhe ajo është e gatshme tu ofrojë një kujdes më të madh gazëtarëve që merren me tema hulumtuese. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu

2. Gjermania Lindore e vitit '89, njerëz që braktisin vendin drejt një ëndrre. Kjo temë është trajtuar me origjinalitet dhe thjeshtësi tek romani "Adami dhe Evelina" i shkrimtarit gjerman Ingo Schulze, i cili këto ditë qëndroi në Tiranë për ta prezantuar librin. Shkrimtari gjerman u ftua nga shoqata kulturore gjermano-shqiptare "Robert Schwartz". Schulze ka lindur në Dresden, qytet dikur i Republikës Demokratike Gjermane. Të ndjekim bisedën që korespondentja jonë në Tiranë Ani Ruci zhvilloi me zotin Schulz:

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë