Dialogu i Drinit në Balkan
10 Nëntor 2010
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë, Nexhati Jakupi, ka theksuar në takimin konsultativ të mbajtur në Ohër se Dialogu i Drinit si proces do të zhvillojë vizionin e përbashkët për menaxhimin dhe mbrojtjen e ujrave të pellgut të lumit Drin, në pesë shtetet e Ballkanit perëndimor. Ujrat, si resursë ndërkufitarë gjithashtu do të mundësojnë edhe një bashkëpunim më të mirëfilltë midis vendeve të rajonit që parshihet edhe në Marrëveshjen kornizë për mbrojtjen e ujrave të BE.
“Për të mbrojtur këtë bazë ujore, për t`i përmirësuar kushtet e ambientit rreth e përqark, të shtrirjes së këtij bazeni ujor na jepë një shtytje që të përkrahim këtë proces të jashtëzakonshëm,” ka thënë ministri Jakupi.
Menaxhimi me resurset ujore në pellgun e lumit Drin do të mundësojë hapërim në një fazë të re të zhvillimit të gjithëbarshëm si në ekonomi, bujqësi gjithashtu edhe në sektorin e turizmit.
Shfrytëzimin më të madhë energjetik nga pellgu i limit Drin për momentin e ka Maqedonia dhe Shqipëria, por nevojat gjithnjë në rritje për resurset energjetike po inicojnë ide për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, ndërtimi i të cilave mund të rrezikojë ndotjen e ambientit jetësor, thotë Dean Panovski njëri nga koordinatorët e projektit Dialogu i Drinit. “Pellgu i lumit Drin është i një rëndësie të veçantë sa i përket pasurisë së ujrave, por kjo nuk do të thotë se ujrat mund të shfrytëzohen pa kontrolle. Menaxhimi i shfrytëzimit të ujrave duhet të jetë përgjegjësi e të gjitha vendeve ku shtrihet lumi Drin,” thotë Panovski.
Proekti Dialogu i Drinit nënkupton mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ujrave në mënyrë sa më racionale dhe adekuate thotë Ylber Myrta, udhëheqës i departamentit të ujrave në Ministrinë e ekologjisë. “Kjo iniciativë ka për qëllim edhe një organizim sa më të mirë për bashkëpunimin ndërkufitar mes këtyre shteteve, më qëllim që të ketë një administrim sa më të mirë të ujrave si në aspektin sasior poashtu edhe në ate cilësor”. Koordinimi i vendeve të rajonit për menaxhinin e ujrave do të mundësonte edhe mbrojtjen nga ndotjet e ndryshme si dhe nga vërshimet eventuale, thotë Ylber Myrta. Për pellgun e liqenit të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës do të formohen struktura përgjegjëse, që do të vëzhgojnë ndrtimet e objekteve për gjatë lumit Drin. “Këto struktura do të jenë përgjegjëse për gjitha ndryshimet që do të bëhen për ndotjen, për gjitha ndërtimet që do të bëhen përreth lumit Drin. Parashihet që këto struktura të kenë kontrrollin dhe të japin leje a do të jenë këto ndërtime apo veprime në dëme apo në dobi të lumit Drin,” thotë Ylber Myrta.
Shfrytëzimi i ujrave për gjatë rrjedhjes së lumit Drin në gjatësi prej 300 km për momentin është vetëm 20 përqind. Me projektin në fjalë parshihet që deri ne vitin 2016 potenciali i ujrave të pellgut të Drinit të arrijë deri në 60 përqind.
Autor: Fatos Musliu
Redaktoi: Aida Cama