Disa të vdekur në një sulm ndaj një shkolle në Kazan
11 Maj 2021Në mëngjes, një 19-vjeçar qëlloi me automatik në ish shkollën e tij, duke vrarë të paktën tetë vetë. Më shumë se 20 vetë u plagosën, gjashtë prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Shumica e viktimave janë nxënës të shkollës.
I dyshuari si doras, që veproi i vetëm, është arrestuar. Autoritetet me sa duket nuk shohin një sfond terrorist. Përkundrazi, hetimet që kanë nisur zhvillohen për veprën e vrasjes.
Në Rusi, shkollat sot u rihapën pas më shumë se një javë pushimesh.
Pas sulmit në Kazan, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave. Ai gjithashtu njoftoi se do të rishikonte ligjin për armët. Ligjet për armët në Rusi konsiderohen përgjithësisht të rrepta.
Kazani është kryeqyteti i Republikës Ruse të Tatarstanit. Rreth 1.2 milionë vetë jetojnë në qytet.