1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita botërore e fëmijëve - fëmijët në pushtet

20 Shtator 2011

"Fëmijët kanë diçka për të thënë"- kjo është motoja e "Ditës botërore të fëmijëve". Por ku e kanë fëmijët të drejtën e bashkëvendosjes? Shumicën e vendimeve e marrin të rriturit.

Një aksion në Berlin kundër varfërisë së fëmijëve në botë
Një aksion në Berlin kundër varfërisë së fëmijëve në botëFotografi: AP


Më shumë të drejtë fjale, më shumë vetëdije

Që fëmijët në shoqëri të mund të bashkëvendosin në këtë formë, në Gjermani për herë të kjo është përhapur në dekadan e kaluar.  "Më herët kanë thënë: Fëmija duhet të shohë, por jo të dëgjojë", thotë Rudi Tarneden nga organizata humanitare për fëmijë, UNICEF. "Sot ne themi: Ne duam të dijmë se çfarë mendojnë fëmijët".

Parlamentet e të rinjve dhe fëmijve janë krijuar para më shumë se 30 vjetësh në Francë. Qysh prej fillimit të viteve 1990 edhe në Gjermani ka të tilla, ndërkohë gati në çdo qytet të madh. Deputetët janë të moshës të paktën mes 10 dhe 18 vjeç.

Por edhe jashtë parlamentit, fëmijët në Gjermani do të pyeten vazhdimisht për mendimin e tyre: politikanët lokalë duan të dinë si duhet të jetë një shesh i ri lojrash. Mësuesit pyesin se çfarë muzike duan nxënësit të dëgjojnë në festën e shkollës dhe prindërit lënë fëmijët të vendosin se ku duan ta kalojnë fundjavën.

"Kjo do të thotë që nuk ka më komandë nga lartë poshtë, por dëshirë për të bindur njëri-tjetrin, thotë Rudi Tarneden. Kjo nuk është gjithmonë pa stres dhe po ashtu për prindërit, kjo është një sfidë. "Por kjo është një rrugë, e cila të çon në më shumë vetësiguri dhe vetëbesim".

Të miturit, shtylla të shoqërisë

Në shumicën e vendeve të botës fëmijët që janë në moshë të mitur duhet të bëjnë atë çfarë i kërkojnë prindërit - dhe jo gjithmonë mund të jenë vetëm fëmijë. Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare për punë, ILO në gjithë botën duhet të punojnë më shumë se 215 milionë fëmijë për të mbajtur familjet e tyre.

Në disa vende, si në Afrikë ata duhet të shkojnë si ushtarët në luftrat e të rriturve. Fëmijët janë në të vërtetë dy shtylla të rëndësishme të shoqërisë.

Një organizatë humanitare ka themeluar "Parlamentin e fëmijve"

Santosh është kryetarja e pestë e parlamentit të fëmijëve të Rajasthan-it në Indi.

"Kur unë ende nuk isha kryeministre, unë kam menduar vetëm për shtëpinë time se çfarë është për t'u bërë aty dhe çfarë jo", tregon Santosh. Qysh kur unë jam kryeministre, mendoj për fshatin tim dhe se çfarë duhet bërë aty". Këtu duhet një furnizim i zakonshëm me ujë.  Dhe për atë është veçanërisht e rëndësishme që: gratë që shkojnë në punë do të duhej të mbështeteshin".

Deri tani të gjitha kryetaret e parlamentit të fëmijëve në Rajasthan ishin vajza. E pazakontë në një vend si India, ku burrat gëzojnë ende nderim të lartë. Por djemtë në zgjedhje nuk marrin kurrë vota të mjaftueshme.

Për studiuesin për shkenca politike, Roland Roth parlamentet e fëmijve janë edhe një shans për të ndryshuar në një kohë afatgjatë shoqërinë: " Në qoftë se fëmijët dhe të rinjtë krijojnë përvoja herët e mësojnë: unë mund të lëviz diçka, unë mund të përcaktoj diçka, kjo varet nga unë - atëherë ata bëhen qytetare dhe qytetarë të mirë".

Autor: Monika Griebeler/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi