Dita e parë: Pas party-t, William e Kate gëzohen për muajin e mjaltit
30 Prill 2011
Për vendin se ku do të kalojë muajin e mjaltit, - duka dhe dukesha e re e Kembrixhit, siç mund të prezantohen ata pas marrjes së këtij titulli me celebrimin e së premtes,- ka pasur vetëm hamendësime në Britaninë e Madhe ditën e shtunë. Destinacioni i vendit për muajin e mjaltit është surprizë edhe për Kate. Dihet se Princi William ka marrë leje dy javë nga profesioni i tij si pilot për raste emergjence.
Spekulime ka pasur mjaft në media. Vendet që përmenden janë Australia, Jordania, Kenia, ishujt Karaibe. Por fillimisht u festua.
Natën e parë të martesës, çifti e kaloi në pallatin Buckingham pas një feste të madhe. Festa u bë në sallën më të madhe të ballos që ka Buckingham, që është edhe pallati më i madh i mbretërorëve, me 775 dhoma. Në party-n në Buckingham Palast në Londër ishin ftuar rreth 300 pjestarë të familjeve dhe miq të çiftit të sapomartuar.
Nusja ndërron fustan - dhëndri me smoking
Nga dritaret e pallatit dëgjoheshin tingujt e fortë të muzikës. Në meny duket se ka pasur karkaleca dhe si gjellë kryesore mish qingji. Vëllai i princit të sapomartuar ka këmbëngulur që pastaj të serviren edhe sandviçë me proshutë dhe sallam, shkruajnë mediat. Edhe akullorja nuk iu ka munguar të ftuarve.
Ndërsa nusja e ndërroi fustanin e nusërisë me një fustan të ri dekolte të bardhë, dhe pa mëngë po ashtu i përgatitur nga stilistja Sarah Burton. Fustani i mbrëmjes ishte prej atllasi të bardhë. Fustani i festës i Kate ishte i ngushtë në bel, ndërsa pjesa e fundit ishte në formë verefi valavitës. Ndërsa William në vend të uniformës kishte veshur smoking.
Shenjat për pranimin e Kate Midletton në familjen e saj të re janë të mira. Prinz Charles e cilësoi Kate si vajzën që nuk e kishte pasur. "Ne jemi të lumtur që e kemi atë" citohet Charles në media. Ndërsa William ka theksuar dashurinë e tij për familjen dhe për gruan e tij.
Autor: AG/Lindita Arapi
Redaktoi: Aida Cama