Do mbesë Gjermania kampione botërore në eskporte?
11 Tetor 2005
Përkundër konkurencës së Kinës, Gjermania edhe sivjet mund ta mbrojë pozicionin e vet si rekord botëror i eksportit të mallrave. Eksporti është rritur me 6 për qind dhe volumi i përgjithshëm pritet të arrijë në nivelin e 777 miliard eurove. Kryetari i Shoqatës Federale gjermane të Tregëtisë me shumicë dhe tregëtisë me botën e jashtme, Anton Börner sheh perspektiva të eksportit edhe në vitin e ardhshëm: "Tregtia e jashtme gjermane do tëe rrisë nivelin dhe në vitin që vjen. Gjashtë për qind e rritjes së eksportit në vitin 2006 do të rrisin shumën deri në 824 milliard euro."
Arsyet per kete jane: Biznesi ne Rusi lulezon edhe me tej eksporti gjerman ne Rusi bjen ne pjesen e pare te vitit ne 11 per qind. Shtetet e pasura me stofra të Lindjes së Mesme janë për gjermanët gjithsesi një treg profitabil. Ndërsa, tregtisë së jashtme të
Gjermanisë i hapen mundësi të mëdha edhe në Azi ku në shumë vende bëhen investime të mëdha në fushën e telekomunikacionit, transportit dhe të energjisë - fusha, në të cilat industria gjermane është e njohur tradicionalisht. Më pak profitabile ndërkohë janë bizneset para pragut të shtëpisë.
"Pas rritjes te jashtezakonshme ne vitet e fundit, tregtia me shtete të reja anëtare të BE-së në këtë vit duket se po bën një pushim të vogel. Përgjithësisht, eksporti gjerman në këto rajone në gjysmën e parë të vitit ra në një përqind, ndërsa importi u rrit me pesë për qind", thotë Bërner.
Përgjithësisht, si në këtë vit po ashtu edhe në vitin tjetër tregëtia botërore do të rritet rreth 6 per qind, thotë prognoza e Kryetarit të Shoqatës Federale gjermane të Tregtisë Anton Börnerit. Që të ruhet kjo dinamike, Organizata Boterore e Tregtisë që t'i mposhtë dobësite e veta sepse as SHBA-të e as Bashkimi Evropian nuk guxojnë që të jenë kundër importit nga vendet e reja anëtare. Diçka si grindja në mes të
BE-se dhe Kinës nuk duhet të përsëritet, propozon Börner.
Përkrah konkurencës së fortë në tregun botëror, tregtia e jashtme është dhe mbetet boshti i ekonomisë gjermane. Anton Börner llogarit një rritje prej 0.7 për qind në këtë vit dhe me një për qind në vitin tjetër. Edhe një rritje e vlerës së taksës s'do të
sillte ndonjë rritje impulsesh - thote Börner.
Prandaj, në muajt e ardhshem nuk priten investime të sipërmarrësve gjermanë brenda vendit, të cilat e vlejnë të përmenden.