"Do të kemi mundësinë që të shihemi së shpejti pranë kutive të votimit"
20 Prill 2007Parlamenti rumun votoi për shkarkimin e presidentit, Trajan Bashesku (Traian Basescu ) nga posti. 332 deputetë dhe senatorë votuan për një referendum për shkarkimin e Basheskut, ndërsa 101 votuan kundër.
Kritikët e akuzojnë presidentin rumun, se ka ndërhyrë fort në politikën e brendshme duke i tejkaluar kompetencat e tij. Sipas komisionit hetimor, Bashesku, i cili ndodhet në post që në vitin 2004, ka shkelur rëndë kushtetutën në 19 raste të dëshmuara. Ai akuzohet gjithashtu se ka dështuar në rolin e tij si ndërmjetësues dhe ka mbrojtur interesat e mafias.
Bashesku i hedh poshtë këto akuza dhe përforcoi edhe njëherë synimet e tij ndaj postit të presidentit. Para mijëra demonstruesve në Bukuresht, Bashesku u shpreh: "Do të kemi mundësinë që të shihemi së shpejti tek kutitë e votimit". Turma ndërkohë brohoriste "Mos jep dorëheqjen", "Ne të duam".
Para votimit në parlament 55 vjeçari kumtoi se do të japë dorëheqjen, në rast se deputetët do ta suspendojnë. Sfondi i krizës ka të bëjë me grindjen e vazhdueshme mes Basheskut dhe kryeministrit, Kalin Popesku Traiçenau.