Do të shtohet numri i ushtarëve të NATO-në Afganistan
25 Tetor 2007Reklamë
Pas apelit të Holandës për ndihma dhe presionit politik të SHBA-ve, ministrat e mbrojtjes se vendeve anëtare të NATO-s kanë premtuar se do të dërgojnë edhe qindra ushtarë të tjerë shtesë për në Afganistan.Para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kërkojnë nga aleatët të dërgojnë më tepër trupa dhe pajisje në Afganistan.Nëntë shtete , ndër to, Gjermania dhe Franca kanë rënë dakord për shtimin e trupave të tyre në kuadër të trajnimit të forcave afgane të sigurisë , bëjnë të ditur burimet nga konferenca e Aleancës në qytetin hollandez Noordvijik.Ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts kishte kritikuar më parë shtetet e tjera të NATO-s që ishin tërhequr nga dërgimi shtesë i ushtarëve në Afgansitan .