1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Doktoraturat e shërbimit të fshehtë të shenjohen

28 Dhjetor 2019

Policia e fshehtë e Gjermanisë Lindore kishte një fakultet sekret universitar, ku mund të diplomoheshin agjentët. Titujt atyre nuk mund t'u hiqen në Gjermani. Por personi që mbikqyr dokumentat kërkon rietiketim.

Stasi-Akten Archiv Berlin Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa/S.Pilick

I ngarkuari federal për dokumentet e shërbimit të fshehtë të Republikës Demokratike Gjermane, Stasi, Roland Jahn, dëshiron të arrijë që ish-oficerët e Stasit me titull doktori ta mbajnë këtë titull me shtesën "Stasi". Sipas Autoritetit për Dokumentacionin e Stasit, shumica e doktoraturave përkatëse janë fituar në universitetin sekret të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit (MfS). Nga jashtë, institucioni mbante emrin Shkolla e Drejtësisë Potsdam. Aty u mbrojtën 174 teza doktorature nga gjithsej 485 autorë.

"Këto ishin udhëzime për të shkelur të drejtat e njeriut"

Një nga kushtet e marrëveshjes së ribashkimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore ishte njohja e barabartë e kualifikimeve akademike në të dyja anët e Murit të Berlinit, diçka që vlen edhe për ata që janë diplomuar në Ministrinë e Sigurisë së Shtetit (MfS)

Këto teza doktorature ishin dokumente të imazhit të vetvetes të policisë sekrete të RDGJ, tha Jahn. Në to sqarohet, për shembull, shkatërrimi i jetës personale të kundërshtarëve ose lufta kundër opozitës politike. "Këto ishin udhëzime për shkeljen e të drejtave të njeriut." Kjo nuk është e pranueshme dhe tani duhet të trajtohet dhe t'i vihet pikëpyetje nga politika.

"Doktor i Stasit - kjo do të ishte transparenca e vërtetë," u shpreh Jahn në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa. Në kohën e RDGJ-së Jahn-i ishte aktiv në opozitë. Prej vitit 2011 ai ishte i Ngarkuari Federal për dokumentet e Stasit.

Jahn: Nuk ka të bëjë me damkosje

Roland JahnFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Sipas Zyrës që administron dokumentat e Stasit, karakteristikë e doktoraturave në fjalë ishte që shumica e tyre nuk ishin shkruar vetëm nga një autor. Në një rast morën pjesë në hartim dhjetë studentë të doktoratës. Sipas autoritetit të Dokumentave të Stasit, fakti që punimet janë shkruar nga disa autorë është në kundërshtim me rregulloret e sotme për doktoraturat.

Jahn u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me damkosjen dhe me dënimin e njerëzve përgjithmonë. Përkundrazi, rëndësi ka më tepër pyetja: si ka vepruar personi në fjalë me të kaluarën e tij?

Pensionet dhe e kaluara

Çështja më e gjerë e së kaluarës së Stasit mbetet një çështje e gjallë e politikës në Gjermani, 20 vjet pasi rënies së Murit të Berlinit.

Muajin e kaluar, parlamenti i Gjermanisë përmirësoi shpërblimet e pensioneve për njerëzit që qenë viktima të ish-regjimit të Gjermanisë Lindore, duke e reduktuar gjithashtu në 90 ditë periudhën minimale që duhet të ketë kaluar dikush në paraburgim në RDGJ, në mënyrë që të kualifikohet. Kontrollet rutinore të personave me poste të niveleve të larta në shërbimin publik në ish-Lindjen e Gjermanisë, për të vërtetuar nëse ata kanë qenë dikur zyrtarë ose jo zyrtarë të Stasit, u zgjatën gjithashtu deri në të paktën 2030.

 

ipj/msh (dpa, epd)