1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Trumpi deklaron se do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit

12 Prill 2026

Pas përfundimit pa ndonjë rezultat konkret të bisedimeve SHBA-Iran presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi sërish Teheranin.

Uashington D.C. 2026 | Donald Trump duke folur me gazetarë
Pas përfundimit pa rezultat të bisedimeve SHBA-Iran Trumpi deklaroi se do të mbyllë plotësisht Ngushticën e HormuzitFotografi: Alex Brandon/AP Photo/picture alliance

Pas përfundimit pa ndonjë rezultat konkret të bisedimeve SHBA-Iran Trupi kërcënoi me mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe kërcënoi sërish Teheranin.

Që nga fundi i muajit shkurtit, kur filluan sulmet amerikano-izraelite, Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, e cila është e  rëndësishme për tregtinë botërore. Ky bllokim ka pasoja drastike për sektorin energjetik, pasi rreth një e pesta e naftës bruto që prodhohet në botë transportohet përmes kësaj ngushtice midis Iranit dhe Gadishullit Arabik.

Prej disa ditësh Teherani po lejon, në kuadër të armëpushimit me SHBA-në, kalimin e më shumë anijeve, por vetëm nëse ato paguajnë një tarifë kalimi. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek presidenti amerikan Donald Trump.

Trump: "Çdokush që qëllon mbi ne, do të shkojë në ferr”Fotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

Ai deklaroi se marina ushtarake e vendit të tij ka marrë urdhër ta bllokojë plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Madje edhe çdo anije që ka paguar tarifë kalimi ndaj Iranit dhe ndodhet në ujëra ndërkombëtare do të ndalohet. Ai tha gjithashtu se ka nisur pastrimi i minave të vendosura nga Irani në Ngushticën e Hormuzit.

Trump: "Çdokush që qëllon mbi ne, do të shkojë në ferr”

Trumpi e paralajmëroi ashpër Iranin që të mos sulmojë anijet e transportit apo të pengojë ushtrinë amerikane. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose mbi anije paqësore do të dërgohet në ferr”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij online Truth Social.

Trumpi theksoi gjithashtu edhe një herë gatishmërinë e tij për të vazhduar luftën kundër Iranit: "Në momentin e duhur jemi plotësisht të gatshëm dhe ushtria jonë do të shkatërrojë përfundimisht atë pak që ka mbetur nga Irani!”, kërcënoi ai.

Bisedimet në Pakistan pa rezultat

Negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për një zgjidhje të qëndrueshme paqësore përfunduan pa rezultat. Gjatë bisedimeve 21-orëshe në Islamabad të Pakistanit pati "diskutime të rëndësishme”, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje, tha zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

Kryetari me ndikim i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i fajësoi Shtetet e Bashkuara për dështimin e bisedimeve të paqes gjatë fundjavës në Pakistan.

Ghalibaf, i cili ishte pjesë e delegacionit në negociatat në Islamabad, tha se përfaqësuesit amerikanë "nuk kanë arritur të fitojnë besimin” e zyrtarëve iranianë.

Gjatë bisedimeve 21-orëshe në Islamabad të Pakistanit pati diskutime të rëndësishme”, por nuk u arrit ndonjë marrëveshjeFotografi: Jacquelyn Martin/AP Photo/picture alliance

Delegacioni amerikan, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, tha se negociatat dështuan për shkak të asaj që ata e konsideruan si refuzim të Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

"Ne duhet të shohim një angazhim të qartë që ata nuk do të kërkojnë armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t'u mundësonin të krijojnë shpejt një armë të tillë,” tha Vance.

Por Ghalibaf këmbënguli se Irani "nuk do të ndalë për asnjë moment përpjekjet për të konsoliduar arritjet e dyzet ditëve të mbrojtjes kombëtare”, duke shtuar: "SHBA-ja e ka kuptuar logjikën dhe parimet e Iranit dhe tani është koha që ata të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo.”

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW