1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dorëheqja e presidentit gjerman / Kandidati i ri për president të Gjermanisë / Sulmi izraelit ndaj flotës me ndihma / Konferenca e Sarajevës

5 Qershor 2010

1. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në javën që po e lëmë pas në Gjermani pa dyshim që ishte dorëheqja e presidentit Horst Köhler. Ai është i pari president gjerman që jep dorëheqjen. Köhler e arsyetoi të hënën (31.05.) dorëheqjen me kritikat e ashpra pas deklaratave të tij mbi angazhimin e Bundesverit në Afganistan. Akuza se ai kishte përkrahur angazhime antikushtetuese të Bundesverit për të siguruar interesat ekonomike është tërësisht e papërligjur, tha Köhler, dhe bën që të mungojë respekti i nevojshëm për postin e presidentit. Me keqardhje u shprehën përfaqësues të partive në Berlin ndaj dorëheqjes së presidentit Koehler. Dhe lajmi natyrisht që solli shumë ndryshime në axhendat e kryeqytetit. Anila Shuka.

2. Vetëm tre ditë pas dorëheqjes së presidentit koalicioni qeverisës konservator-liberal gjerman doli me emrin e kandidatit për postin vakant të presidentit të Gjermanisë. Ai është kryeministri i Landit të Saksonisë së Poshtme, Christian Wulff. Sërish Anila Shuka.

3. Një ngjarje tjetër që u përcoll me vëmendje të madhe gjatë javës që po lëmë pas ishte sulmi i ushtrisë izraelite ndaj flotës me ndihma humanitare për Rripin e Gazës i cili përfundoi me disa viktima. Turqia është përpjekur muajt e fundit të luajë rolin e ndërmjetësuesit në Lindjen e Mesme. Që prej angazhimit ushtarak izraelit kundër flotës me ndihma, ky rol me sa duket ka marrë fund: kryeministri Recep Tayip Erdogan foli për një "masakër" dhe kërkoi që Izraeli të ndëshkohet. Erdogani luan lojë të rrezikshme, mendon Baha Güngör në komentin e tij:

4. Shefat e diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare si dhe përfaqësues të SHBA-së, Rusisë dhe Turqisë theksuan të mërkurën (2.6.) në samitin e Sarajevës se vendet ballkanike duhet të kenë një perspektivë të hapur për anëtarësim në BE. Në takim morën pjesë edhe minstrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë. Bahri Cani.