1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dramë refugjatësh në Lampeduza

7 Prill 2011

Para ishullit mesdhetar italian Lampeduza ka gjasa që të kenë humbur jetën deri në 150 vetë.

Schiffbruch eines Flüchtlingsboots vor Lampedusa
Rreth 200 refugjatët kishin provuar që me varkën e tyre të arrijnë në njërin prej vendeve të Bashkimit EvropianFotografi: picture alliance/dpa

Rreth 200 njerëz në bordin e një anije peshkimi ishin përpjekur nga Libia të arrinin në vendet e Bashkimit Evripian kur anija e tyre është përmbytur në det. Deri tani për fat të keq mundën të shpëtohen vetëm 50 vetë. Moti me stuhi ka vështirësuar përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë.

Sipas informacioneve të rojeve bregdetare italiane viktimat mbahen si afrikanë nga Eritrea dhe Somalia, të cilët ishin larguar para luftimeve në Libi. Komisioni i BE-së në Bruksel këmbëngul që vendet anëtare të BE-së të marrin kontingjentin e refugjatëve nga Afrika e Veriut.

Javëve të fundit vetëm nga Tunizia kishin mbërritur në Maltë dhe Lampeduzë 20.000 njerëz. Gjermania dhe Austria kundërshtuan planet e BE-së dhe e argumentuan këtë me faktin se shumica e refugjatëve vijnë për arsye ekonomike dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje. Megjithatë vendet të tjera si Suedia u deklaruan të gatshme për të marrë disa qindra azilkërkues.

Autor: DW/ Mimoza- Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW