1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drews: Barrikada mbi lumin Iber, barrikadë e turpit

Bekim Shehu9 Gusht 2012

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, tha se KFOR-i mund ta largojë barrikadën mbi Ibër me forcë, por kjo sipas tij nuk do të kuptohej mirë nga ata që e kanë vendosur, sepse nuk do të ndërronte asgjë në mendjet e tyre.

Serbische Barrikaden auf der Brücke über den Ibar Die Bilder stammen von Ahmet Jashari - der Sprecher der Gemeinde Mitrovica in Kosovo und die DW darf die Bilder für ihren Zwecke benutzen. Die Bilder wurden am Septmber 2011 und März 2012 aufgenommen.
Fotografi: Ahmet Jashari

Komandanti i forcave paqeruajtëse KFOR, gjenerali gjerman, Erhard Drews, tha sot se barrikada e vendosur nga serbët mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, është një simbol i fuqishëm politik. Kjo barrikadë sipas tij simbolizon ndarjen e qytetit të Mitrovicës.

“Barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër përbën një simbol të fuqishëm politik. KFOR-i mund ta largojë atë me forcë, por kjo nuk do të kuptohej mirë nga ata persona që e kanë vendosur. Pra nuk do të ndërronte asgjë në mendjet e tyre”, tha gjenerali Drews, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Mitrovicës. Ai takoi udhëheqësit shqiptarë të komunës së Mitrovicës.

Barrikada mbi lumin Ibër në Mitrovicë është barrikadë e turpit

Erhard DrewsFotografi: picture-alliance/dpa

“Barrikada që është vendosur në urën kryesore mbi lumin Ibër është barrikadë e turpit, që i jep karakter ndarjes së qytetit, por realiteti tek qytetarët është tjetër, sepse ata nuk e duan një gjë të tillë”, tha komandanti i KFOR-it.

Gjenerali Drews tha se barrikada kryesore mbi Lumin Ibër duhet të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo është kundër vlerave dhe parimeve të Bashkimit Evropian, për një lëvizje të lirë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe qeveria e Kosovës kohët e fundit disa herë i kanë kritikuar forcat paqeruajtëse dhe misionin EULEX, të cilët sipas tyre nuk e kanë kryer punën si duhet në veri të Kosovës duke i bërë edhe përgjegjës. Këto kritika nuk e kanë shqetësuar fare komandantin e KFOR-it gjeneralin gjerman Erhad Drews. “Nuk është me rendësi nëse qeveria e Kosovës është e kënaqur apo jo me punën tonë. Me rëndësi është që me punën time të jenë të kënaqur ata që më japin urdhra. Ne i kemi punët më së miri kur të dy palët, pra shqiptarët dhe serbët janë të pakënaqur me ne”, tha gjenerali Erhard Drews duke ironizuar kritikat në adresë së KFOR-it dhe EULEX-it, të bera nga OKB-ja dhe qeveria e Kosovës.