1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mit Messi messen

3 Korrik 2010

Tifozët e futbollit janë duke pritur me padurim ndeshjen midis Gjermanisë dhe Argjentinës. Që para fillimit të ndeshjes ekipet kanë këmbyer sulmet e para.

Duel me revanshe
Duel me revansheFotografi: Augenblick

E gjitha ishte gati si para fillimit të ndonjë kampionati të rëndësishëm botëror boksi. Bastian Schweinsteiger filloi me sulmet verbale. "Kur shoh se si lëvizin argjentinasit me këmbë dhe më duar duke u përpjekur të ndikojnë tek gjyqtarët e ndeshjes, mendoj se kjo është mungesë respekti. Por ç`të bësh, kështu janë argjentinasit." Por kësaj që thotë ai nuk mund të rrish pa i dhënë përgjigje. Përgjigjen e jep Armando Maradona, vetë personalisht. "Mua nuk më intereson fare çfarë thotë Schweinsteiger për rrahjet apo për gjuatjen e 11 metërshit në çerekfinalen e 2006-ës", thotë trajneri i kombëtares argjentinase. Çdo lojë ka historinë e vet. Kësaj here ne do të fitojmë kundër Gjermanisë."

Gjermani- Argjentinë, 08.07.1990 në Romë.

Tërbim

Argjentinasit kanë një hesap ende të palarë me ekipin gjerman. Në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të 2006-ës, amerikanojugorët kaluan në avantazh në minutën e 50-të nëpërmjet një goli të Ayala-s, por në minutën e 80-të Klose barazoi. 1:1 shkoi ndeshja deri në minutën e 90, e deri edhe në të 120-tën. Vendimi u morr me gjuajtje 11 metërshi. Portieri Jens Lehman priti dy goditje. Gjermania u ndodh në gjysëmfinale.

Shumë lojtarëve argjentinas i hipi tërbimi. Ata i dolën përpara lojtarëve gjermanë dhe filluan t`i shtynin e t`i gjuanin. Cufré-ja mori kartonin e kuq, Torsten Frings u ndalua të luantë në gjysëmfinale.

"Nëse doni mund të përlesheni"

Të shkuara të harruara? Mesa duket jo. Zemërimi i atëhershëm vazhdon të ruhet në kokat e lojtarëve gjermane, madje dhe të atyre që nuk kanë pas marrë pjesë në atë ndeshje. "Për mua si të doni, pas ndeshjes mund të kalojmë në përleshje," thotë Thomas Müller duke ruajtur stilin e një boksieri. "Por ne duhet të kemi kujdes që të mos provokohemi. Më e mira që do të bënim është të luajmë mirë. Ky do të ishte problemi më i madh për argjentinasit."

Messi ende pa gol

Në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të 2006-ës, portieri Jens Lehman priti dy goditje.Fotografi: picture-alliance/dpa

Falë lojës në ofensivë, ekipi i mbledhur rreth futbollistit botëror Lionel Messi i ka zgjidhur të gjitha problemet në mënyrë sovrane. Në ndeshjet kualifikuese, argjentinasit mundën Nigerinë 1:0, Korenë e Jugut 4:1 dhe Greqinë 2:0. Edhe ndeshjet për përcaktimin e 16-es, Meksika nuk arriti të bëhej pengesë për argjentinasit. Ata arritën fitoren 3:1. Gonzalo Higuain ëshët golashënuesi më i mirë i kampionatit me katër gola, i pasuar nga spanjolli David Villa dhe sllovaku Robert Vittek. E çuditshme është që ylli i futbollit, Mesi nuk ka shënuar ende asnjë gol. "Lojtarë si Tevez, Higuain dhe Rodriguez mund të ndikojnë të vetëm në rezultatin e një ndeshjeje. Por ata nuk janë Messi", thotë trajneri gjerman Joachim Löw. "Ne jemi paralajmëruar për forcën sulmuese të argjentinasve." Dobësi të vogla argjentinasit kanë patur deri tani në mbrojtje.

Autor: Stefan Nestler/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cila- Kelmendi