"Duelin e shekullit" fitoi Floyd Mayweather
27 Gusht 201740-vjeçari Floyd Mayweather ka fituar "duelin e shekullit", me kundërshtarin e tij 11-vjet më të ri Conor McGregor, në një duel boksi në Las Vegas. Dueli përfundoi në raundin e 10 me një nokaut teknik. Mayweather ka dominuar këtë duel, por edhe McGregor u dëshmua një konkurrent i denjë, edhe pse ky ishe dueli i tij i parë profesionist në boks.
"Fitorja është fitore", tha Mayweather, duke kundërshtuar kritikët që thonë se ai ka treguar shumë pak aksione në disa raundet e para. Ai konfirmoi se ky ishte dueli i fundit në karrierën e tij: "Ky ishte dueli im i fundit, kjo është e sigurtë." Mayweather ka thyer me këtë fitore rekordin e Rocky Marciano nga viti 1955, me 49 fitore.
McGregor donte të vazhdonte
McGregor, i cili në fillim ishte më i mirë në disa raunde, nuk ishte i kënaqur me vendimin e referit për ndërprerjen e duelit. "Unë me dëshirë do të kisha boskuar edhe dy raundet e fundit, pavarësisht se ndoshta do të kisha rënë na patos."
Ishte ky dueli i parë në boksin profesionist për super yllin në sportin "Mixed Martial Arts (MMA)" McGregor. Duelin e kanë shikuar rreth 20.000 shikues. Mayweather ka përfunduar karrierën në fund të vitit 2015, pa asnjë humbje. Por ai u kthye nga "pensioni", për shkak të një oferte të jashtëzakonshme.
Dueli është kritikuar si një shou vetëm për para. Organizatorët presin të ardhura prej 623 milionë Dollarë. Një biletë në arenën e Las Vegasit ka kushtuar prej 500 deri 10.000 Dollarë.
Ish-kampioni i boksit në kategorinë e rëndë Lennox Lewis tha se ky duel nuk mund të kuptohet seriozisht. "Kjo është qesharake, sepse ata të dy merren me dy sporte të ndryshme."
bc/ust/sti (sid, dpa)