1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duhen respektuar vlerat morale në demokraci - Papa Benedikti në Shtëpinë e Bardhë

16 Prill 2008

SHBA duhet të kenë si prioritet diplomacinë paqësore dhe jo nderhyrjen ushtarake theksoi papa në fjalën e tij. Në të njëjtën kohë papa bëri thirrje për durim në zgjidhjen e krizave dhe konflikteve ndërkombëtare.

Presidenti Bush dhe papa BenediktiFotografi: AP

10.000 vetë e brohoritën Papën në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa sopranistja Kathleen Battle këndoi "Ati ynë". Papa Benedki i XVI është papa i dytë që pritet në Shtëpinë e bardhë, pas papa Gjon Palit të II.

Pritja që i bëri presidenti Bush papës që festoi te merkuren 81 vjetorin ishte veçanërisht e përzemërt: "Ati i shenjtë falemderit që e ndërmorët këtë udhëtim në Amerikë. Kombi ynë ju mirëpret. Ne e vlerësojmë shembullin që ju i jepni botës dhe ju lusim të na fusni në lutjet tuaja" tha presidenti amerikan.

Papa Benedikti nga ana e tij vuri theksin tek respektimi i vlerave morale dhe tek rëndësia e tyre për demokracinë. Mbi këtë bazë duhet të marr vendimet e saj udhëheqja e një superfuqie: "Demokracia begaton vetëm po qe se udhëheqësit e saj orientohen nga e vërteta dhe po qe se në vendimet e tyre ndërthuret mençuria e parimeve të forta morale." u shpreh papa Benedikti në pritjen në Shtëpinë e Bardhë.

Papa në fjalën e tij të parë në tokën amerikane apeloi ndaj trashëgëmisë fetare të Shteteve të Bashkuara. Ati i shenjtë ngriti lart rolin e rëndësishëm të Shtevete të Bashkuara në bashkësinë ndërkombëtare. Ai kujtoi përgjegjësinë humanitare dhe angazhimin tradicional amerikan në politikën e zhvillimit. Pa u futur në temën e luftës së Irakut papa theksoi se SHBA duhet të kenë si prioritet diplomacinë paqësore dhe jo nderhyrjen ushtarake. Në të njëjtën kohë papa bëri thirrje për durim në zgjidhjen e krizave dhe konflikteve ndërkombëtare.

Në fjalën e tij papa Benedikti nuk u thellua në tema delikate politike në Amerikë, si aborti apo lufta në Irak. Papa dhe presidenti Bush janë të një mendimi në çështjen e abortit dhe kërkimeve shkencore me qelizat embrionale. Mospajtueshmëri ekzistojnë në çështjen e luftës së Irakut dhe dënimit me vdekje. Papa është kundër dënimit me vdekje.

Madje si për ironi ditën e mërkurë Gjykata e Lartë e Uashingtonit dhe verdiktin se ekzekutimi i dënimit me vdekje përmes injeksinionnit nuk shkel kushtetutën amerikane. Kjo do të thotë praktikisht që në SHBA sërosh do të praktikohen dënimet me vdekje, pas një ndalese prej gjysmë viti.

Presidenti amerikan nga ana e tij me vështrimin në luftën kundër terrorizimit i drejotoi lutjen papa Benediktit: " Në kohën e luftës fetare ne kemi nevojë për mesazhin tuaj, se zoti do të thotë dashuri."

Ju do të gjeni tek Shtetet e Bashkuara, një nga kombet më fetare të botës, i cili përkujdeset edhe për më të dobëtit e shoqërisë dhe përhap paqen në të gjithë botën " tha Bush.

Papa i cili pritet që t'i adresohet edhe OKB-së në kuadër të 60 vjetorit të deklaratës për të drejtat e njeriut, shprehu dëshirën që ky institucion të jetë sa më efektiv. "Në 60 vjetorin e deklaratës për të drejtat e njeriut nevoja për solidaritet global është më urgjente se kurrë, me qëllim që të gjithë njerëzit të jetojnë në mirëqenie dhe dinjitet si vëllezër e motra.

Zoti e bekoftë Amerikën."

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë