1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

„Duhet ardhur në Kosovë, për t'u kuptuar“

Refki Alija / Angjelina Verbica13 Korrik 2012

Në Prizren deri me 15 korrik zhvillohet DOKUFEST i njëmbëdhjetë, festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër. Në tetë kinema tregohen 160 filma nga e gjithë bota.

Filmfestival in Prizren
Fotografi: DW/R. Alija

Prizreni është këto ditë "bota në miniaturë". Në çdo hap, sidomos në qendër të qytetit, më shpesh dëgjon anglisht, por edhe serbisht dhe gjuhë të tjera të ish Jugosllavisë. Nuk ka patur asnjë incident të vetëm dhe për këtë janë krenarë mikpritësit, por këtë e theksojnë në plan të parë edhe mysafirët. Për anëtarin e jurisë Sanjin Pejkoviq, teoricien filmi dhe doktorant i universitetit “Lund “ në Suedi, DOKUFEST është "festivali më i bukur dhe i madh në Ballkan".

"Ky është për mua një festival fantastik. Ky është një nga festivalet më të rralla, ku njeriu me të vërtetë mund të ndjehet natyrshëm, i relaksuar, të shohë filma fantastikë nga e gjithë bota. Është pozitive që të vish këtu dhe të krijosh një përfytyrim tjetër për të gjithë rajonin, gjë që e krijon, kur vjen këtu. Pa ndonjë shkëlqim të rremë dhe filmat janë të zgjedhur me të vërtetë me shije në lidhje me ngjarjet, që ndodhin në botë. Pra, nuk jemi të kufizuar vetëm te vetvetja. Kjo nuk është vetëm një histori për ne ballkanasit, ish jugosllavët, se kush ka filluar cilën luftë ... "

„Takim, që duhet të ndodhë“

Festivali paraqet edhe shumë filma nga Ballkani, duke përfshirë edhe ato nga Serbia. Srgjan Keca vitin e kaluar fitoi me filmin "Letër babait" dhe është mysafir special dhe pjesëmarrës në panelin, në të cilin diskutohet për temën "ballafaqimi me të kaluarën".

Në kuadër të festivalit zhvillohen dikutime të shumtaFotografi: DW/R. Alija

Disa nga kolegët e mi e kuptojnë shumë mirë situatën në DOKUFEST. Dhe këtu kanë ardhur disa prej tyre. Disa, përsëri, ndoshta nuk e kuptojnë ... Unë mendoj, se në fakt kjo nuk varet as nga brezi, të cilit i përkasin. Unë nuk e di as vetë se nga se varet. Thjesht varet nga fakti, nëse kanë qenë në Kosovë, apo jo. Njerëzit, të cilët kanë pasur mundësinë për të ardhur këtu, apo në "Skena UP" në Prishtinë, apo nö çfarëdo festivali tjetër në Kosovë, e kuptojnë më mirë situatën. Ata janë njohur me disa njerëz prej këtu dhe ata, që nuk kanë qenë, me siguri që nuk kuptojnë, kështu është. Mendoj se është i nevojshëm të ndodhë ky takim.”

Ofertë e mirë kulturore në Prizren

Përveç shfaqjes së filmave çdo mbrëmje organizohen shfaqje nga grupe të njohura muzikore nga e gjithë zona e Ballkanit. Kanë dhënë shfaqje edhe grupe nga Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia, si dhe DJ nga Beogradi dhe janë pëlqyer shumë nga publiku i shumtë. Ndër të ftuarit e festivalit, i cili mbahet në Prizren për të njëmbëdhjetën herë, është edhe Sara Stojkoviq nga Subotica:

"Përshtypja ime për DOKUFEST është se ky është festival i pabesueshëm. Unë nuk kam pritur festival të këtyre përmasave në Prizren. Jam shumë e kënaqur me programin, ndërsa nga vetë qyteti jam e hipnotizuar. Këtë duhet ta them. E kam vizituar Prizrenin nja shtatë vjet më parë dhe mund të them se më ka habitur oferta kulturore e qytetit ", thotë Stojkoviq.

Përveç filmave organizohen shfaqje nga grupe të njohura muzikoreFotografi: DW/R. Alija

„Do të kisha dëshirë për të shkuar në Egzit“

Dhe prizrenasit e rinj shohin në të gjithë këtë një mundësi të mirë për të vendosur bashkëpunim me moshatarët e tyre jashtë Kosovës. Nuk kanë asgjë kundër, as ndaj atyre, që vijnë nga Serbia. Njëri prej tyre, Alban Krasniqi, thotë:

"Unë jam shqiptar, por kam pasur këtu rastin për t'u njohur me shumë serbë, boshnjakë, apo kroatë. Kemi folur anglisht, edhe pse unë i marr vesh pak gjuhët e tyre. Për mua është e rëndësishme, që ata kanë ardhur këtu. Kjo edhe se më parë kanë patur shumë paragjykime, siç më kanë thënë. Kanë menduar se këtu është ende ajo situata e para luftës. Unë do të kisha shkuar me shumë kënaqësi në disa festivale në Serbi, ku tani kam edhe miq, si për shembull në festivalin Egzit".

Autor: Refki Alija/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW