1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLituani

Socialdemokratët e Lituanisë në koalicion me populistët

12 Nëntor 2024

Socialdemokratët hyjnë në një koalicion tripalësh me "Bashkimin Demokratik për Lituaninë" dhe partinë populiste të sapothemeluar "Agimi i Nemunas", kreu i së cilës është në gjyq për komente të supozuara antisemite.

Litauen | Flagge
Fotografi: Richard Wareham/IMAGO

Të tria partitë në Lituani nënshkruan një marrëveshje koalicioni në kryeqytetin Vilnius, e cila përcakton gjithashtu shpërndarjen e posteve dhe portofoleve më të rëndësishme ministrore të vendit baltik, anëtar i BE-së dhe NATO-s. Së bashku, aleanca trepalëshe ka 86 nga 141 vendet në Parlament. Pjesëmarrja e "Agimit të Nemunasit” në qeveri – ndryshe nga sa kishin paralajmëruar socialdemokratët para zgjedhjeve – ka shkaktuar kritika dhe indinjatë, si në Lituani ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Partia e protestës, e cila doli e treta në votimin e tetorit, kombinon pozicionet e krahut të majtë me një program populist të krahut të djathtë. Megjithatë, shqetësimet kryesore i drejtohen kreut të partisë, Remigijus Zemaitaitis, i cili ka tërhequr disa herë vëmendjen për deklarata antisemite. Zemaitaitis, 42 vjeç, humbi vendin e deputetit në pranverë.

Remigijus Zemaitaitis Fotografi: Alfredas Pliadis/Xinhua/picture alliance

Vlerësime ndërkombëtare, duke përfshirë Gjermaninë

Para seancës themeluese të Kuvendit të kësaj të enjte, është planifikuar një manifestim kundër përfshirjes së "Agimit të Nemunasit” në qeveri. Ka pasur edhe kritika nga përfaqësues të Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. "Një aleancë me një parti antisemite është e papajtueshme me vlerat tona," shkroi eksperti i politikës së jashtme të SPD dhe presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në X.

Në një letër drejtuar ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe NATO-s, si dhe Izraelit, Zemaitaitis, i cili nuk kërkon poste në qeveri, deklaroi se nuk ka pikëpamje antisemite.

Lituania kufizohet me Kaliningradin, një enklavë ruse në Detin Baltik, në perëndim dhe Bjellorusinë në lindje. Përveç kostos së lartë të jetesës, çështja e sigurisë, pra, luajti një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore. Shteti baltik, me 2.8 milionë banorët e tij, druhet se mund të bëhet një tjetër objektiv i Rusisë, nëse Moska ka sukses me luftën e saj në Ukrainë.

 

aud (rreze/dpa, afp, rtr)