1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy nëpunësit e mbrojtjes kufitare gjermane gjenden të vdekur në Irak - Vazhdon rrëmbimi i shtetasve të huaj

12 Prill 2004

Lajmet nga Iraku janë vazhdimisht të hidhura. Në Gjermani u prit me pikëllim lajmi për fatin e dy nëpunësve të shërbimit të mbrojtjes kufitare. Të dy nëpunësit që shoqëronin një eskortë nga Jordania për në ambasadën gjermane në Bagdat njoftohet, se kanë gjetur vdekjen.

Bombardimi në Faluxha, 7 prill 2004
Bombardimi në Faluxha, 7 prill 2004Fotografi: AP


Këtë e komunikoi zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Berlin, e cila nënvizoi, se megjithatë ende nuk janë dhënë konfirmimet e fundit. Sipas një njoftimi të korrespondetit të gazetës britanike "Sunday Telegraph", në afërsi të qytetit Faluxha janë gjetur trupat e dy personave që janë identifikuar si nënshtetas gjermanë. Korrespondenti thotë, se ka parë librezën e shëbrimit të nëpunësit 25 vjecar. Po sipas këtij burimi kryengritësit në Faluxha kanë hapur një varr për dy të gjermanët e vrarë.

Kanali i parë televiziv gjerman ARD vë në dukje, se nëpunësit e njësisë speciale të truprojës kufitare GSG 9 që ditën e mërkurë kishin mbetur të bllokuar në një zonë periferike. Gjatë udhëtimit të një eskorte nga Jordania për në ambasadën gjermane në Bagdat, autokolona është sulmuar prej kryengritësve. Që nga ky cast të dy personat njëri 25 vjecar dhe tjetri 38 vjecar konsideroheshin të humbur.

Ndërkohë që në Irak vazhdojnë të merren peng të huajt, fati i tre pengjeve japoneze vazhdon të jetë i paqartë. Rrëmbyesit, antarë të një brigade të panjohur Muxhahedinësh, kërcënojnë, se do të vrasin pengjet nëse brenda 24 orëve Japonia nuk do t´i tërheqë trupat nga Iraku. Zëvendësministri i jashtëm i Japonisë, Ishiro Aisava, deklaroi në Aman, se po vazhdojnë negociatat me kryengritësit dhe është ende e paqartë nëse dhe ku e kur mund të lirohen tri pengjet e rrëmbyera që përpara tri ditësh. I paqartë është edhe fati i 30 pengjeve të tjera, shtetas perendimorë, që ndodhen në duart e një grupi tjetër rebelësh.

Në qytetin Faluxha në Perëndimtë Irakut, rajoni ku janë zhvilluar luftimet më të ashpra, është zgjatur afati i armëpushimit. Këtë e deklaroi administratori amerikan në Irak Paul Bremer. Por pavarësisht nga fakti që armëpushimi është në fuqi në Faluxha ka pasur sërish konfrontime. Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq irakian gjatë fazës së armëpushimit rreth 5.000 familje janë larguar nga Faluxha në drejtim të shkretëtirës. Kryqi i Kuq mundi të furnizojë me 50 ton medikamente dhe 30 ton ushqime qytetin e rrethuar që prej një jave.

Njoftohet se ka disa përparime në bisedimet që po zhvillohen me udhëheqësin fetar të shiitëve radikalë, Muktada El Sadr. Sipas agjencive të lajmeve antarë të këshillit qeveritar irakian dhe udhëheqës fetarë janë në kontakt me El Sadr në përpjekje për t´u dhënë fund sulmeve të rebelëve shiitë.