1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmohen qytetarët me automjet në Mannheim

3 Mars 2025

Të hënën u fut një makinë në mesin e qytetarëve që festonin karnavalet në Mannheim. Si pasojë të paktën dy persona kanë vdekur, ndërsa ka dhe shumë të plagosur. Arrestohet një person i dyshuar.

Sulm me automjet në qendër të Mannheimit, shihen ambulanca dhe forca shpëtimi
Sulm me automjet në qendër të MannheimitFotografi: René Priebe/dpa/picture-alliance

Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar. Bëhet fjalë për një shtetas gjerman 40-vjeçar, por identiteti i tij nuk është kumtuar. E nuk dihet as motivi. Policia po ashtu pohon se nuk dihet nëse ngjarja ishte sulm terorrist apo ndonjë aksident. Ajo është duke hetuar ngjarjen e rëndë në Mannheim. Gjatë festimit të karnavaleve në qendër të qytetit gjerman një person hyri me automjet duke u përplasur me shumë njerëz. Pak më vonë u konfirmua zyrtarisht edhe nga policia, se dy persona kanë humbur jetën. Policia menjëherë filloi një aksion në shkallë të gjërë për të kapur sulmuesin.

Sulm me automjet në MannheimFotografi: Dieter Leder/dpa/picture-alliance

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror ku po mbahej parada e karnavaleve të së hënës, eveniment shumë i vizituar në shumë qytete të Gjermanisë. Policia po heton ngjarjen dhe ka kërkuar prej njerëzve që të shmangin qendrën e qytetit.

Mannheim ndodhet në veri të landit Baden-Württemberg në kufirin me Hessen dhe Rheinland-Pfalz. Qyteti ka rreth 320.000 banorë dhe është qyteti i dytë më i madh në Baden-Württemberg.

Një seri sulmesh në Gjermani brenda disa muajsh

Sulmi i së hënës (03.03.) të kujton një seri sulmesh në Gjermani të kryera në javët dhe muajt e fundit. Më 13 shkurt, një burrë iu sul me një automjet një demonstrate në Mynih.  Në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg në dhjetor, gjashtë persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmues ishte një mjek nga Arabia Saudite, që jetonte në Saksoni-Anhalt, e kishte ardhur në Gjermani nga viti 2006. Ai drejtoi një makinë në tregun e Krishtlindjeve në qytetin e vjetër të Magdeburgut.

Sulm në MannheimFotografi: Dieter Leder/dpa/picture-alliance