1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga BP në Gjermani

14 Dhjetor 2024

"Sukses i plotë" i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë nga BP.

Punëtor në skelën e ndërtimit
Pamje ilustrueseFotografi: Preuss/Caro/picture alliance

Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për qytetarë nga Shqipëria,  Kosova,  SerbiaMaqedonia e Veriut,  BosnjaMali i Zi,  aq sa për të gjithë vitin e kaluar. 

Sipas informacioneve, shumica e punëtorëve migrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564) dhe Serbia (4,239).

Kërkohet zgjerim i Rregullores

Të dhënat dalin nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës sipas një kërkese të liberalëve. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor e ofruar nga qeveria gjermane në vitin 2016 u ofrua për të ulur numrin e kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit. Ajo cilësohet si "sukses i plotë" nga zëvendëskryetari i partisë liberale, Konstantin Kuhle, i cili kërkoi madje rritjen edhe më tej të kontigjentit të punëtorëve jo vetëm nga Ballkani, por edhe vende të tjera.

Pamje ilustrueseFotografi: Tamir Kalifa/Getty Images

"Kuptimi i kësaj rregulloreje të Balkanit Perëndimor është që duke lehtësuar qasjen në tregun gjerman të punës të reduktojmë migracionin e parregullt në sistemin e azilit." Kjo rregullore mundëson marrjen e vizës së punësimit në Gjermani pavarësisht kualifikimit. Kusht për këtë është një ofertë konkrete pune apo një kontratë pune.

 

 

la/ag