1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E drejtë qëndrimi me duldung, punë dhe fëmijë të integruar

Aida Cama20 Nëntor 2006

Ekspertët shpjegojnë cilët refugjatë me status duldung përfitojnë nga rregullimet e reja për të marrë të drejtën e qëndrimit në Gjermani

Refugjatë nga Kosova
Refugjatë nga KosovaFotografi: AP

Rregullimet e reja që vendosi Konferenca e ministrave të brendshëm të landeve gjermane për të ndryshuar shanset e qëndrimit në Gjermani të refugjatëve me status duldung, vlerësohen nga eskpertet në mënyra të ndryshme.


Jens Uwe Thomas, punon në Këshillin e Refugjatëve në Berlin (Flüchtlinsrat). Ai nuk është shumë optimist për ndryshimet e reja, sepse mendon se prej tyre përfitojnë shumë pak refugjate me duldung. Ndërsa për pjesën më të madhe të tyre, ndryshimet e reja sjellin pasiguri. "Mendoj se ato shtojne pasiguritë për perspektivat e mëtejshme. Vetëm ata që kanë sot punë, vetëm ata mund të jene të sigurt se do të marrin të drejtën e qëndrimit. Për të tjerët situata është ende e paqartë," thotë Jens Uwe Thomas.

Punë deri shtatorin e ardhshëm


Në Berlin jetojnë 7500 refugjatë me statusitn duldung. Shumica nuk përfitojnë nga rregullimet e reja sepse nuk zotërojnë aktualisht punë. Në gjithë Gjermaninë jetojnë 180 mijë refugjatë me këtë status. Prej tyre përfitojnë 20 mijë, shumica e të cilëve jetojnë në lande ku situata e tregut të punës është relativisht e mirë. Pjesa e mbetur duhet të gjejë punë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm. Përndryshe ata nuk përfitojnë nga rregulli i ri për të fituar të drejtën e qëndrimit.

Deri tani ligjet i ndalonin regugjatët me statusin duldung të gjenin punë në vitin e parë të qëndrimit. Më vonë ata kanë patur të drejtën të kërkojnë folmalisht të drejtën e punës, nëse kanë gjetur paraprakisht një vend pune, të cilin se nuk ka dëshiruar asnjë qytetar gjermanë apo qytetar i BE-së.

Prej 6 ose 8 vitesh në Gjermani

Ronald Reimann, është Jurist, specialist për të drejtat e refugjatëve. Ai i sheh rregullat e reja si shans të madh, sepse prej vitesh po diskutohet për të ndryshuar të drejtat e refugjatëve me statusin duldung dhe vetëm tani u arrit një rregullim me të cilin mund të fillhet diçka. Reiman mendon se shumë do të varet nga fakti se si do të zbatohen rregullat e reja në landet federale.
"Konkretisht: Nese keni një duldung dhe nëse jetoni në Gjermani, prej 6 vitesh nëse keni fëmijë, dhe prej tetë vitesh nëse jeni beqar, nëse keni punë me të ardhura të mjaftueshme, atëherë që sot mund të paraqisni kërkesën për të marrë të drejtën e qëndrimit për arsye humanitare," shpjegon Ronald Reimann.

Punë, por me të ardhura të mjaftueshme

E drejta e qëndrimit merret nëse ai që ka duldung, ka punë dhe të adhura të mjaftueshme dhe nuk është i varur nga shërbimet sociale dhe nga zyra e punës, ose nese paraqet nje vërtetim se ka një ofertë për vend pune. Këtij rregulli i shtohet dhe pika që kërkon që ata që kane fëmijë duhet të vërtetojnë që i dërgojnë fëmijët në kopësht ose në shkollë.

Fëmijët duhet të jenë të integruar

Prandaj Jens Uwe Thomas propozon përmirësime që ndihmojnë refugjatët me duldung që të hyjnë në tregun e punës. Ai mendon se Bundestagu duhet të vazhdojë të punojë për një rregull të ri për refugjatët me duldung, i cili të ofrojë fillimisht të drejtën e qëndrimit në Gjermani, pastaj atë të punës dhe jo anasjelltas siç ofrojnë ndryshimet aktuale.