031208 Asylrecht Änderung
4 Dhjetor 2008Komisioni Evropian ka miratuar ndryshimet e propozuara në legjislacionin aktual për marrjen e azilit. Në të ardhmen procedurat e azilit pritet që të jenë më të drejta.
Rregulla të ndryshme për azilin në vendet e BE-së
Legjislacioni evropian për azilin i ngjason një cope të arnuar. Në secilin nga të 27 vendet anëtarë të BE-së ekzistojnë rregulla të ndryshme, në bazë të të cilave një viktimë e dhunës, e dëbimit apo shtypjes meriton të drejtën për t'u marrë në mbrojtje. Komisari i BE-së për çështjet e brendshme dhe të drejtësisë, Zhak Barro (Jacques Barrot): "Një gjendje e tillë është tërësisht e padrejtë kundrejt azilkërkuesve. Në Austri ju njihet azili rreth 72 përqind e çeçenëve, në Sllovaki mezi kalon ndonjë procedurë çeçene për azil. Një irakian në Suedi sipas të gjitha gjasave gjen mbrojtje, ndërsa në Greqi jo."
Standarde për procedimin me azilkërkuesit
Propozimet e fundit të Brukselit nuk do të ndryshojnë parimisht ndonjë gjë, por Barro së paku ndërmerr përpjekjen për të përcaktuar disa standarde për mënyrën e procedimit me azilkëkruesit. Humane dhe dinjitetruajtëse duhet të jenë procedura të tilla, ky është qëllimi. Kështu në të ardhmen azilkërkuesit duhet të kenë të drejtë të punojnë që pas gjashtë muajsh- deri më tani ata lejoheshi të punonin pas një viti. Manfred Veber (Manfred ëeber), zëdhënësi juridik i partisë kristiansociale gjermane, CSU-s në parlamenetin evropian, është për ruajtjen e rregulloreve të vjetra: "Gjermania e shfyrtëzon tërësisht një të tillë. Tek një azilkërkues nuk lejohet të punojë njëvit pas kërkesës për azil. Komisioni propozon tashmë që këtë kohë ta shkurtojë në gjashtë muaj, për këtë do të prononcohem kundër. Në secilin vend të BE-së kemi situata të ndryshme në tregun e punës, dhe pikërisht për këtë duhet që shtetet anëtare të reagojnë në mënyrë fleksible."
Qeveria gjermane ka refuzuar gjithmonë ndërhyrjet e Brukselit
Një qëndrim ky, i cili në të shkuarën qeveria gjermane e ka zbatuar, ajo ka refuzuar gjithmonë ndërhyrjet e Brukselit në të drejtën gjermane të azilit. Gjermanët mund të binin më kollaj dakord, kur vjen puna tek përmirësimi i kushteve të pranimit. Kështu viktimat e torturës kanë të drejtë për trajtim psikologjik, ndërsa gratë e keqtrajtuara seksualisht nuk do të duhet që të bashkëjetojnë në një azil me burrat.
Të kujdesshëm me çështjen e solidaritetit
Brukseli dëshiron të rishqyrtojë edhe shpërndarjen e refugjatëve në Evropë. Rregullorja që për një azilkërkues është përgjegjës ai shtet, përmes kufirit të të cilit azilkërkuesi mbërrin në BE, mund të ndryshojë. Deputeti Veber i CSU-së mendon të bjerë dakord me këtë ndryshim vetëm me një kusht: Që jugu i Evropës të mos e përdorin këtë manovër për të qëndruar në vendnumëro. "Për një vend si Italia apo Spanja është e mundshme që t'i përballojnë shifrat që kanë sot. Për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm edhe me çështjen e solidaritetit."