1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

E fshehta groteske e futbollit kroat

13 Korrik 2018

Kroacia ka dalë në finalen e Kampionatit Botëror. Ky është një fenomen, që duhet shpjeguar. Vendi i vogël është një gjigand në futboll, që nxjerr yje, por edhe krijon skandale.

Fußball-WM 1998 - Halbfinale Frankreich - Kroatien 2:1
Ndeshja gjysmëfinale Francë-Kroaci( 2:1) në Kampionatin Botëror të vitit 1998Fotografi: picture-alliance/L.Perenyi

Kush pretendon të bëhet kampion bote shumë gjëra, ndonëse jo të gjitha, duhet t'i ketë bërë mirë. Por në rastin e Kroacisë ndodh e kundërta. Pothuajse asnjë klub tjetër futbolli nuk është kaq i pështjelluar me vetveten, me klubet e tjera e me tifozët sa ai kroat. Aq më e habitshme është ngjitja në majë e djemve me uniformën që bie në sy me kuadradat e kuqe e të bardha.   

Për të kuptuar futbollin kroat, detyrimisht duhet ta nisësh me Dinamon e Zagrebit. Klubi i kryeqytetit është si një punishte elitare futbolli. "Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Sportit" në Zvicër ka hulumtuar, që Dinamo është "prodhuesi" i katërt i lojtarëve të ligës së parë në Europë. Fjala është për ligat kryesuese europiane. Eshtë pra si një Mekë për futbollistë dhe një makineri parash.

Kampion bote në tregun e transferimit të lojtarëve

Kësisoj Dinamo në Zagreb është në fakt një kandidate e rregullt në Ligën e Kampioneve. Faktikisht Dinamo ia del në rastin më të mirë të fitojë deri në fazën e ndeshjeve në grupe dhe shumicën e rasteve del e fundit. Arsyeja është e qartë: fabrika e futbollistëve cilësore, të abonuar nga klubet kryesore europiëane, rrallëherë ia del të ketë një ekip në fushë që të luajë bashkë më shumë se një sezon. sepse Dinamoja është kthyer në një shesh burse për futbollin europian. Lojtarët vijnë e shkojnë.

Volker Wagener

Edhe "brezi i artë" i Bobanit, Sukerit dhe Boksicsit në fund të viteve 90-të, që e krijoi  në gjendje të jashtëzakonshme emocionale në vend duke dalë të tretët në Botëror, i dedikohet nivelit të triptikut që përbëhet nga vlerësimi, avancimi dhe shitja e lojtarëve. Lojtarë të rinj nga provinca shumë shpejt merren nën kujdestarinë e Dinamos, kualifikohen, u rritet çmimi dhe me preferencë "parkohen përkohësisht" në Bundesligë. Që andej karriera vazhdon në adresat e mëdha në Angli, Spanjë e Itali. Në thelb një zinxhir tregtimi me kuotat e milionave brenda fare pak vjetësh.    

Mamic dhe kultura e mashtrimit në futbollin kroat

E padrinoja i sistemit është Zdravko Mamic me të gjithë klanin e tij familjar. Ish-presidenti i Dinamos pak para Kampionatit Botëror është zhvendosur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Një gjykatë e pati dënuar atë për pasurim të paligjshëm, evazion fiskal dhe të tjera afera kriminale. Personi, i cili dikur shiste jastëkë steropori për stadiumin Dinamo, mendohet të ketë marrë nën dorë për transferimet jashtë vendit të lojëtarëve nën kujdestarinë e tij rreth 20% të pagës së tyre e madje edhe më shumë - jo një herë, por çdo vit për aq kohë sa lojtari është aktiv. Modric, Mandzukic, Lovren e të tjerë profesionistë të dikurshëm si edhe Ivica Olic bëjnë pjesë ndër ta. Luka Modric lidhur me këtë ka dhënë deklaratë kundërthënëse në gjyq- Fillimisht ai pranoi t'i ketë dhënë provizion Mamicit, por më vonë e tërhoqi këtë deklaratë. Qysh prej asaj kohe kapiteni i kombëtares dyshohet për betim të rremë para gjyqit.

E rrethanat aventureske kanë traditë në shoqatë. I paharruar mbetet episodi gjatë Kampionatit Europian para dy vjetësh, kur presidenti i federatës gjatë ndeshjes nga tribuna i jepte udhëzime trainerit poshtë për ndryshimin e lojtarëve.

Pështjellimet kriminale të federatës i dyjëzojnë edhe tifozët në stadium. Tifozët kroatë gjatë ndeshjes së Kampionatit Europian kundër Çekisë më 2016 janë rrahur mes tyre. Edhe në ligë ka sherre prej kohësh. Klubet nga Spliti, Rijeka apo Osijeku e shohin veten të pa shans kundrejt "Modelit Dinamo".

Perceptimi i kombit përmes sukseseve të sportit

E megjithatë kombi rregullisht qendron pas ekipit kombëtar. Franjo Tudxhman, i pari president i Kroacisë së pavarur, e kuptoi shumë shpejt shansin për ta bërë shtetin e ri të dukshëm në arenën ndërkombëtare përmes sukseseve në sport. Ai i kushtonte rëndësi të veçanntë markës së futbollit made in Croatia.

Kompleksi i brendshëm i të qenit një komb i vogël, krijoi një simbiozë me dëshirën për vetëdijësimin e shtetit të ri, që ndezi një faktor emocional mobilizimi. Megjithatë futbolli kroat funksionon ndryshe. Këtu bëhet fjalë për shumë para. Një titull i mirëfilltë ndodh rrallë. As kush nga klubet e tjera të ligës kroate me dymbëdhjetë "Hrvatska Nogometna Liga" nuk ia del dot kundrejt klubit kryeqytetas, sepse çdo lojtar me perspektivë nga provinca tërhiqet në kryeqytet. Kësaj i shtohet edhe lobiizmi i Dinamos që në kohën e Tuxhmanit u kthye në detyrë shtetërore e që edhe sot e kësaj dite vazhdon të rëndojë ndaj ligës. Një "titull pothuajse i fituar" prej klubit në ngjitje NK Rijeka u manipulua në ndeshjen vendimtare të fundit më 1999.

Por edhe më befasues është goditja kroate në këtë botëror duke depërtuar deri në finale në Moskë. Zlatko Dalic, traineri thuajse i panjohur dhe me një buzëqeshje të ndrojtur, nga trupa legjionare në vlera milionëshe ka formuar një ekip. Gjestet e të cilit  sinjalizojnë: Ne duam më shumë. Lojtarët, që nuk ishin të vullnetshëm për t'iu nënshtruar objektivit për suksesin në botëror, Dalic i skartoi me kohë.  Tani mungon vetëm një hap për triumfin e madh. Nëse ky sensacion bëhet realitet, Kroacia do të ishte - me përjashtim të Uruguajit më 1930 - i pari vend i vogël kampion bote.  E kjo pavarësisht kaosit në vendin e vet.