1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

:"E majta " është partia më e re dhe partia e trete me e madhe ne Gjermani

17 Qershor 2007
Berlin: "E majta " është partia më e re e Gjermanisë. Kongresi themelues i saj zgjodhi të shtunën në mbrëmje dy kryetarë me të drejta të barabarta, Lothar Bisky dhe Oskar
Lafontaine. Me rreth 72 mijë anëtarë, "E majta" është partia e tretë më e madhe në Gjermani, pas Unionit dhe SPD.Qëllim i saj është që të ndryshojë raportet e pushtetit politik në Gjermani dhe Evropë. Bisky thote:"SPD dhe CDU po dërgojnë gjithmonë e më shumë ushtarë nëpër vendet ku ka konflikte. Nevoja e ministrisë së brendshme për siguri po përdor disa metoda, që janë shumë të çuditshme: po mblidhen prova aromash, po përgjohen telefonata, po kontrollohen fshehurazi kompjuterat dhe po kufizohet liria e protestës, nganjëherë edhe ajo e shtypit. Ne do të jemi gjithmonë kundër këtyre.