1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti Amri: "E me se merren ata?"

19 Dhjetor 2018

Dymbëdhjetë vetë vdiqën në 19 dhjetor 2016 në atentatin më të rëndë terrorist islamik në Gjermani. Punë sqaruese bëjnë para së gjithash komisionet hetimore parlamentare. Të lehtë nuk e kanë.

Deutschland | Berliner Weihnachtsmarkt am Breitscheidplatz wird gegen Terroranschläge abgeriegelt
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

"I njohur si qeni laraman" - kështu i quajnë në Gjermani njerëz që me pamjen e tyre të jashtme ose me sjelljen bien në sy për të gjithë. Në qarqet gjermane të sigurisë atë e njihnin të gjithë prej kohësh, përpara se ai të vidhte një kamion, të vriste shoferin e tij dhe të turrej me të më tej në sheshin e pambrojtur të Krishtlindjes në Breitscheidplatz të Berlinit. 11 vetë të tjerë vrau terroristi në 19 dhjetor 2016, më shumë se 60 të tjerë u plagosën rëndë.

Që Amri, të cilin e vranë më vonë në arrati nuk qe i panjohur, kjo është e sigurtë dy vjet pas atentatit më të keq terrorist në Gjermani. Që hetuesi i posaçëm i angazhuar në vitin 2017 nga Senati i Berlinit u çudit se pse azilkërkuesi i refuzuar i dënuar më parë me vendim të formës së prerë, me gjithë marrjen e tij në mënyrë intensive me tregti droge kishte mbetur i lirë. Një përgjigje të qartë nuk gjeti askush - as komisionet hetimore në qytet-shtetin Berlin dhe në Rinin Verior-Vestfalinë, as organi parlamentar i ngritur në mars nga Bundestagu.

Martina Renner çuditet për metodën e punës në Mbrojtjen e Kushtetës

Në mes të nëntorit, atje u ftua një dëshmitare e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e cila në momentin e atentatit terrorist qe marrë me vlerësimin e faqeve në internet të islamistëve. Por megjithëse Amri kishte qenë herë pas here temë bisede në Qendrën e Përbashkët të Mbrojtjes kundër Terrorizmit (GTAZ) të federatës dhe të landeve në Berlin, me sa duket askush nuk kujdesej për aktivitetet në mediet sociale të atentatorit të mëvonshëm. Profilet në Facebook të Anis Amrit mbetën sipas kësaj të pakontrolluara, si dhe grupet në chat-e, habitet Martina Renner, anëtare e Komisionit hetimor. "E me se merren ata, fare?" pyet koordinatorja e Partisë e Majta në bisedë me DW.

FDP, të Gjelbrit dhe e Majta padisin qeverinë federale

Mosbesimi i tyre ndaj institucioneve ushqehet nga mënyra restriktive e trajtimit të përfundimit të hetimeve nga proceset gjyqësore në vazhdim. Komisioni nuk merr dosje nga procesi që zhvillohet në Celle (Saksoni e Poshtme) kundër të dyshuarit si drejtues i milicisë terroriste "Shteti Islamik" (IS) në Gjermani, Abu Walaa. Që Amri e njihte irakenin, kjo konsiderohet e sigurtë.

Fotografi: DW/S. Abdelrahman

Komisionit hetimor i duhet të bëjë edhe pa të ashquajturit drejtues të ndërlidhësve, të cilët i furnizojnë me detyra konkrete spiunët në mjedisin islamik. Prandaj e Majta, së bashku me të Gjelbrit dhe Liberaldemokratët (FDP) ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe kundër qeverisë federale.

Qeveria federale e argumenton refuzimin për të dhënë dëshmi me mbrojtjen e besimit përballë spiunëve të saj në mjedisin islamik. Me sa duket ajo ka frikë se rrezikohet burimet e saj njerëzore. Këtë parim ai e kupton, thotë Armin Schuster (CDU), kryetar i Komisionit hetimor. Por pika të dobëta në mënyrën si e trajtuan Amrin, ai sheh me siguri. Sepse sipas përfundimeve të Komisionit hetimor, Mbrojtja e Kushtetutës kishte qenë në gjysmën e parë të vitit 2016 shumë pranë atentatorit të mëvonshëm.

Shefi i Komisionit Armin Schuster flet për "gabim"

Tuniziani shkonte shpesh në xhaminë e mbyllur tashmë Fussilet në Berlin. Ajo konsiderohej si vend i preferuar takimi i skenës radikale salafiste. Por thuhet se nuk u arrit që të vendosën ndërlidhës direkt pranë Amrit. Schuster-i e konsideron të gabuar vendimin e autoriteteve të sigurisë për t'u kujdesur në gjysmën e dytë të vitit 2016 më pak për Amrin, "sepse në gjysmën e parë të vitit të gjitha masat patën qenë të pasuksesshme".

Kjo vendosje e gabuar e pikërëndesave bëri që islamisti të zhdukej ngadalë nga këndi i vështrimit, megjithëse Zyra Federale e Çështjeve Kriminale e pati kategorizuar si "rrezikues". Persona të tillë sipas autoriteteve mund të kryejnë në çdo kohë një atentat.

 

Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore