1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E reja suedeze pengon në avion dëbimin e një migranti afgan

Rachel Klein
26 Korrik 2018

Videoja e Elin Ersson qarkullon në mbarë botën: miliona njerëz duan të shohin, se si suedezja pengon dëbimin e një migranti afgan. Ajo vlerësohet si heroinë.

Screenshot Facebook-Video von Elin Ersson | Protest gegen Abschiebung in Schweden
Fotografi: facebook.com/hamzahtoraby786

Elin Ersson është e stresuar. Ajo ka njoll atëkuqe në fytyrë dhe nuk mund t'i mbajë më lotët. Suedezja 21 vjeçare ndodhet në bordin e një avioni dhe proteston kundër dëbimit të një burri afgan. Skenën vajza e re e filmon vet. Dhe xhirimin e publikon në rrjetet sociale. Avioni i shoqërië Turkish Airlines duhet të niset nga Goteborgu i Suedisë për në Stamboll. Por avioni nuk niset dot, sepse Elin refuzon të ulet. Arsyeja: në bord sipas Elin, ndodhet edhe një burrë në moshë, i cili duhet të dëbohet për në afganistan. "Unë do të ulem vetëm pasi ky person tëmos jetë më avion", thotë ajo. "Sepse me shumëgjasë atë do ta  vrasin, nëse ai vazhdon udhëtimin."

Diskutime në avion

Elin e ka filmuar të gjithën - videoja e filmuar drejtpërdrejt për 14 minuta është postuar në Facebook. Smartphonin e saj ajo e ka drejtuar nga vetja dhe komenton, se çfarë ndodh në avion. "Ulu, ne duam të nisemi", thërrasin pasagjerët përreth saj. Një burrë përpiqet t'i marrë asaj celualrin nga dora. Personeli i ekipazhit do ta bindë atë të ulet, për të mospenguar punën në avion. Por Elin është këmbëngulëse. "Çfarë është më e rëndësishme? Jeta juaj, apo koha?", pyet ajo. "Unë bëj ç'është e mundur që të shpëtoj jetën e një njeriu". Disa pasagejrë e duartrokasin atë, një burrë tri radhë më pas ngrihet për të sinjalizuar, se e mbështet atë.

Elin bën pjesë në një grup aktivistësh suedezë. Ajo angazhohet që të ndryshojë praktika e dëbimit të migrantëve nga vendi i saj. Vetëmnjë e treta e afganëve ka fituar deri tani të drejtën e azilit në Suedi, sipas Zyrës së Migracionit. 415 janë dëbuar vitin e kaluar. "Afganistani është një vend lufte", i thotë Elin DW. "Por vendet europiane vazhdojnë t'i dëbojnë njerëzit në njëvend, ku ata nuk mudn tëjenë të sigurt nëse do ta mbijetojnë të nesërmen, shton ajo.

Duket se protetsat e saj ka sukses: Ndonëse Elin nuk arrin ta shohë me sytë e vet, që migranti ka zbritur nga avioni, por stjuardesat i japin asaj të kuptojë, që dëbimi është ndaluar.

Kur Elin hipi në avion të hënën në mbrëmje, ajo llogariste, që të pengonte dëbimin e një afgani të ri. Familja e tij kishte vendosur kontakt me grupin e aktivistëve, ku bën pjesë Elin dhe kishte kërkuar ndihmë, vë ne dukej studentja 21 vjeçare. Por kur Elin hipi në avion pa një burrë më të moshuar, foli shkurt me të dhe më pas u përpoq ta pengojë dëbimin e supozuar.

Videon e shohin miliona

Videoja u postua në rrjetet sociale tëhënnën në mbrëmje dhe qysh atëherë është klikuar e parë qindra mijëra herë. Si rrjedhojë Deutsche Welle vendosi kontakt me 21 vjeçaren dhe ulejua që ta përdorë materialin e filmuar të saj për një ëebvideo në Facebook. Edhe në këtë video shifrat e shikueshmërisë tregojnë, se aksioni i ka vënë ën lëvizje njerëzit në  mbarë botën. Më shumë se pesë milionë herë është parë videoja e Deutschen Welle-s brenda një dite. Mbi 110.000 vetë e kanë shpërndarë atë gjatëkësaj kohe, e janë shkruar mbi 10.000 komente.

Shumë njerëz e mbështesin aksionin e Elin. "Një person i vetëm mundtë bëjë dallimin", thuhet nëpër komente. "Një akt perfekt i rezietncës pa dhunë".

Debat për mosbindjen civile

Duket se bllokimi i dëbimit ka hapur edhe një disktuim tjetër lidhur me mosbindjen civile dhe shkeljen e ligjit në fuqi."Fillimisht të gjithë brohorasin, por përse kemi ligje dhe gjykata, kur secili mund ta pengojë ekzekutivin që të kryejë detyrën", shkruan një përdorues i Facebook-ut në komentin e tij. "Unë e di, shumë njerëz mendojnë, se anarkia është një ide e bukur romantike, por ndoshta duhet të hedhim nëj sy tek vendet, të cilatnuk kanë më ligje", shkruan ai më tej.

Shumë vetë në komunitetin e Facebook-ut duan të dinë përse po dëbohej afgani. Policia suedeze, që është përgjegjëse për dëbimin, pyetjes iu përgjigj, se nuk jepet informacion për raste individuale. Madje as nëse afgani tashmë është në Suedi apo në Afganistan, nuk mund të sqarohet ende.

Fakti që Elin ka refuzuartë ulet në avion, mund të ketë pasja juridike për studenten. Pasagjerët, që i kundërvieht personelit të ekipazhit, sipas policisë duhet të llogarisin me dënim.