1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041011 East Affair

5 Tetor 2011

Bashkim muzikor i Lindjes me Perëndimin? Dy instrumente që janë gjeografikisht aq të largëta, çembaloja dhe cajón me origjinë nga Peruja përbëjnë zemrën tingëllore të muzikës së kuartetit East Affair.

***Achtung: Nur zur mit East Affair abgesprochenen Berichterstattung verwenden!*** Copyright Roman Pompe, aufgenommen Oktober 2008 in Köln.
Grupi East AffairFotografi: Roman Pompe

Kuarteti "East Affair" përbëhet në 75 për qind prej evropianolindorësh, nga katër ish-studentë të Shkollës së lartë të Muzikës në Këln. Megjithatë, as muzikanti çek i çimbalos, as interpretuesi i cajonit nga Polonia dhe as kontrabasisti serb, nuk ishin ata që e pagëzuan grupin me emrin East Affair. Pagëzues ishte kitaristi gjerman dhe themeluesi i grupit Kim Efert. Ai nuk e ka problem të pranojë se më parë nuk kishte ndonjë lidhje me traditat muzikore lindore.

Me bonusin e ekzotikes

Grupi East AffairFotografi: Roman Pompe

"Jo aspak! Unë isha i hipnotizuar vetëm nga çimbaloja. Me çimbalistin njihemi prej vitesh dhe një herë në shtëpinë e tij pashë që kishte një çimbalo, dhe mendova sa cool dhe se një ditë do të vinte momenti kur të kemi kohë për të bërë diçka. Si thonë gjithmonë muzikantët. Bëjmë ndonjë gjë. Po çfarë? Dhe shumë vite më vonë, kjo ka ndodhur në fakt, dhe po, ky është një instrument vërtet fantastik dhe ai ka sigurisht edhe një bonus ekzotike. Me këtë instrument mund të bësh shumë më tepër se sa deri tani, besoj unë  dhe ja tani Jura është duke punuar me zell. "

Jura Waida,  ka studjuar për piano, por pianisti është edhe virtuoz në çimbalo:  "çimbaloja është diçka tjetër dhe është kënaqësi të provosh të luash në të këngë që nuk janë interpretuar kurrë me çimbalo. Ky është një fillim, një eksperiment dhe shpresojmë që të dalë me sukses." - tregon Jura Waida. Eksperimenti nuk do të dilte me sukses pa kreativitetin e instrumentalistëve të tjerë që provojnë të interpretojnë drejtime të tilla muzikore si jazz, funk, latin apo flamenco dhe t'i pasurojnë ato me improvizime të forta dhe interesante.

Grupi East AffairFotografi: Roman Pompe

Katër individualistë me sfond të ndryshëm

Polaku Mirek Pyschny i bie cajónit dhe njeh si muzikën jazz dhe latin edhe muzikën popullore. Kuarteti xhonglon mjaft mirë mes strukturave të ngurta dhe improvizimeve. Energjinë e tyre artistët e çlirojnë sidomos në koncerte live. Ne jemi kryesisht një live-band thotë Kim Efert duke qeshur, katër individualistë me sfond të ndryshëm që duke interpretuar një muzikë komplekse edhe zihen ndonjëherë me njëri-tjetrin gjatë provave.

Që prej themelimit të kuarteti në vitin 2007 grupi e mrekulloi publikun. Sipas jurisë të TFF në Rudolstadt kuarteti East Affair bën muzikë „jashtë të gjitha klisheve" dhe përbën një inovacion të lindur nga tradita. Por kuarteti ka dhënë shumnë shfaqje në skena të ndryshme dhe kudo e ka kënaqur publikun. Sot anëtarët e tij janë të shpërndarë në drejtime të ndryshme.

Autor: Katrin Wilke/Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW