1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe deputetët shqiptarë rrihen me grushta

27 Shtator 2007

Në hollin kryesor të pushimit të deputetëve në parlamentin shqiptar ka patur sot një debat të ashpër mes demokristianit Tom Doshi dhe nënkryetarit të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Leonard Solis. Pas disa minutash komunikimi me tone të larta dhe sharje të ndërsjellta, Doshi ka qëlluar me grusht Solisin në prezencën dhe të deputetëve të tjerë. Burime nga kryesia e Parlamentit shqiptarë thone se mes dy deputetëve ka patur një marrëdhënie të vështirë prej kohësh, ndërkohë që gjatë ditës së sotme ish ministri i shëndetesisë Leonard Solis ka dhënë një intervistë në një të përditshme në Tiranë, ku kritikonte qëndrimin më të fundit të Partisë Demokristiane ku përfshihet dhe Tom Doshi. Dy deputetët janë larguar nga dera e pasme e parlamentit pa bërë asnjë koment për ngjarjen e pazakontë mes tyre.