1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe fëmijë të vrarë në një sulm ajror amerikan në Afganistan

18 Qershor 2007
Sipas të dhënave ushtarake gjatë një sulmi ajror të trupave të udhëhequra nga SHBA ndaj një vendstrehimi të supozuar të El-Kaida-s në lindje të Afgaistanit janë vrarë përveç disa ekstremistëve edhe shtatë fëmijë. Një zëdhënës amerikan shprehu keqardhje për incidentin, por fëmijë që mbijetuan kishin thënë se terroristët i janë detyruar të qëndrojnë në kompleksin e ndërtesave, pjesë e të cilit janë edhe një xhami dhe një medrese. Ka pasur informacione të besueshme se luftëtarë të El Kaida-s kishin gjetur strehë atje. Si rezultat u urdhërua kryerja e sulmit. Në luftime midis njësive afgane dhe amerikane me kryengritësit në provincën me trazira Helmand u vranë sipas ushtrisë amerikane shumë luftëtarë kundërshtarë.