1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edward Snowden mori nënshtetësinë ruse

27 Shtator 2022

Shefi i Kremlinit Putin i ka dhënë ish-agjentit të shërbimit sekret amerikan nënshtetësinë ruse.

Edward Snowden
Edward SnowdenFotografi: Artyom Geodakyan/TASS/picture alliance

Emri i Edward Snowdenit është në listën e dhjetëra qytetarëve të rinj të publikuar nga Kremlini - dekreti përkatës është nënshkruar nga vet presidenti rus Vladimir Putin. 39-vjeçari mori nënshtetësinë ruse me kërkesën e tij, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Në vitin 2013, Edward Snowden u ka dërguar gazetarëve dhjetëra mijëra dokumente mbi aktivitetet e spiunazhit të shërbimit amerikan NSA. Ai kërkohet në SHBA ku kërcënohet me procese juridike. Sipas deklaratave të tij, ai fillimisht donte të ikte nëpërmjet Hong Kongut për në Ekuador, por përfundoi i bllokuar në aeroportin e Moskës, pasi qeveria amerikane ia anuloi pasaportën. Rusia i dha azil Snowdenit dhe gruas së tij Lindsay Mills.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në Uashington i bëri thirrje ish-punonjësit të NSA-së të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përballet me drejtësinë atje. Zëdhënësi tha se nuk ishte në dijeni nëse i dyshuari ka ndryshuar statusin e shtetësisë amerikane.

Fotografi: Pedro Fiuza/dpa/picture alliance

A do të mobilizohet Snowden?

Pas natyralizimit të Snowdenit disa rusë kanë shtruar pyetjen nëse ky peson i lindur na Amerikë do të thirret tani për shërbim ushtarak në luftën e Ukrainës, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të personave që dikur kanë kryer shërbimin ushtarak. Rusia ka shpallur së fundi mobilizimin e pjesshëm për të gjithë personat që kanë kryer shërbimin ushtarak. Avokati i Snowdenit i ka mohuar pohimet se klienti i tij mund të mobilizohet dhe dërgohet në luftën e Ukrainës. Klienti i tij nuk bën pjesë në kategorinë e qytetarëve që thirren pasi nuk ka shërbyer më parë në ushtrinë ruse dhe nuk ka përvojë përkatëse për luftë.

 

 

bc/wa/fab (dpa, rtr, afp)