1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Egjipti në udhëkryq & Konferenca e sigurisë në Mynih

4 Shkurt 2011

Egjipti edhe më tej mbetet një prej temave më të rëndësishme aktualisht në botë. Presidenti Hosni Mubarak ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por kjo nuk i ka kënaqur demonstruesit dhe kritikët e tij. Zhvillimet në Egjipt kanë shkaktuar reagime të shumta edhe tek qarqet evropiane.

Demonstruesit në Egjipt kërkojnë dorëheqjen e presidentit Mubarak dhe atë menjëherë, e jo në shtator siç ka bërë të ditur. Perëndimi e ka mbështetur presidentit e Egjiptit për një kohë të gjatë. Mos ka qenë tepër gjatë?

Konferenca e sigurisë në Mynih ka nisur aktivitetet në vitin 1962 si një takim i ushtarakëve, ndërsa sot është një prej takimeve më të rëndësishme kushtuar sigurisë së brendshme dhe të jashtme. Presidentë, ministra, parlamentarë dhe ekspertë nga 50 vende të ndryshme janë mbledhur nga data 4-6 shkurt për të diskutuar gjendjen në vendet arabe dhe rreziqet nga lufta në internet, por edhe gjendjen në Afganistan dhe tema tjera.

Autor: Bernd Riegert/Daniel Scheschkewitz/Nina Werkhäuser

Redaktoi: Bahri Cani