1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia e Kinës ia kalon asaj të Japonisë

14 Shkurt 2011

Sipas të dhënave të qeverisë japoneze, ekonomia e Republikës Popullore të Kinës ia ka kaluar asaj të Japonisë. Të paktën ky është rezultati që del nga kraahasimet e prodhimit të brendshëm bruto në vend.

Fotografi: DW-Montage

Kina ia ka kaluar Japonisë dhe është kthyer në ekonominë e dytë botërore. Këtë e konfirmoi qeveria japoneze në Tokio. Sipas saj prodhimi i brendshëm bruto në Japoni ka qenë 5,5 bilionë dollarë, kurse në Kinë 5,9 bilionë dollarë. Eksportet e Kinës janë shtuar shumë. Muajin e kaluar eksportet nga Republika Popullore u shtuan me 38 përqind. Megjithatë Kina ka shtuar edhe importet.

Fotografi: AP

Në këtë kontekst duhet parë jo vetëm zhvillimi i përgjithshëm, por duhet marrë parasysh për shembull edhe prodhimi i brendshëm bruto për frymë. Në Kinë kjo është 3.800 dollarë, ndërsa në Japoni më e lartë. Rreth 150 milionë nga 1,3 miliardë kinezë jetojnë, sipas OKB-së edhe më tej në varfëri të skajshme.

Ekonomia kineze tejkaloi atë japoneze në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Ekspertët mendojnë se ekonomia e Republikës së Kinës do t`ia kalojë këtë vit përfundimisht asaj të Japonisë.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti