1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia informale në Shqipëri katër herë më e lartë se në vendet e BE-së

Ani Ruci17 Prill 2007

Parlameti shqiptar miratoi sot ligjin e pagimit paraprak të gjobave

Parlamenti
ParlamentiFotografi: AP

Ekonomia informale ne Shqiperi eshte kater here me e larte se ne vendet e BE. Shifra nuk publikohet as nga mediat e pavarura dhe as nga organizatat nderkombetare. Ajo u be e njohur mbreme nga vete kreu i qeverise se Tiranes Sali Berisha, gjate seances parlamentare per diskutimin dhe miratimin e ligjit mbi procedurat e reja tatimore i i njohur ndryshe edhe si ligji i gjobave.

Me 66 vota pro dhe 43 kunder ky ligj arriti te kaloje ne oret e para te mengjesit te sotem pas debatesh te ashpra mes maxhorances dhe opozites dhe votimit nen per nen.

Ne baze te ligjit te sapomiratuar subjektet vendase dhe te huaja te biznesit jane te detyruara te paguajne paraprakisht 15 perqind te gjobes per evazion fiskal, pra para se ato te ankohen ne gjykate dhe ajo te shpalle vendimin nese gjoba eshte e drejte apo jo.

Opozita e kundershtoi ligjin me argumentin e shmangies se drejtesise dhe nxitjes se korrupsionit ne rradhet e tatimoreve, te cilet sipas saj jane individe te emeruar politikisht. Kryetari i socilaldemokrateve opozitare Skender Gjinushi tha se e „opozita e kundershton ligjin per pjesen e tij penale, arbitrare qe u jep te drejte tatimoreve te jene subjektive ndersa shtetit i jep mundesine te jete me korruptiv dhe te fitoje ne menyre te pandershme.“

Opozita solli si argument tjeter te kundershtimit te saj edhe perdorimin e ligjit te gjobave si një armë politike dhe terrori te qeverise dhe maxhorances se djathte kundër kundërshtarëve politikë dhe bizneseve që nuk financojnë përpjekjet politike të saj.

Perballe argumentave te mesiperme te opozites maxhoranca e djathte vendosi vleresimin e ligjit te gjobave si mjet efikas per te luftuar ekonomine informale dhe per te ngushtuar hendekun mes te pasurve dhe te varferve ne Shqiperi, qe sipas saj sa shkon dhe po thellohet, argument ky qe do t´i shkonte me shume nje force politike te majte dhe qe kompromenton thelbin e te qenit djathtas.

Kryeministri dhe lideri i maxhorances Sali Berisha duke ftuar opoziten te votoje pro ketij ligji tha se „ miratimi i tij perben arritjen e nje standarti europian dhe gjobat jane shume me te zbutura se sa ne vendet e BE-se te cilat kane nje shkalle informaliteti 4 here me te ulet se ne Shqiperi“

Ai e quajti miratimin e ligjit te gjobave vetem fillimin e nje lufte te vendosur kunder ekonomise informale ne Shqiperi dhe shprehu vendosmerine per te „thare keneten e informalitetit ne Shqiperi“

Ligji i sapomiratuar nuk eshte kundershtuar vetem nga opozita e cila ka perfituar nga rast per ti kujtuar perseri Sali Berishes dhe demokrateve ne pushtet se gjate qeverisjes se tyre te pare 1992- 1996 dhane modelin e krijimit te ekonomise informale me skemat piramidale. Komuniteti i biznesit e sheh si nje ligj antibiznes qe do te frenoje zhvillimin e tij, ardhjen e investitoreve te huaj, qe do te rrise papunesine. Megjithe ftesen e kryeministrit per te miratuar ligjin vete maxhoranca eshte percare ne qendrimin ndaj tij. Demokristianet propozuan qe ligji te amendohet duke paguar paraprakisht vetem 15% te gjobes, ndryshim i cili u pranua.