1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia në Eurozonë tkurret

dpa, dw/ Angelina Verbica14 Gusht 2012

Ekonomia në Eurozonë bie me 0,2%. Konsumi dhe eksportet bëjnë që ekonomia gjermane të rritet me 0,3%.

Ekonomia gjermane rritet me 0,3%.
Ekonomia gjermane rritet me 0,3%.Fotografi: dapd

Rendimenti ekonomik është tkurrur në tremujorin e dytë, si në eurozonë, ashtu edhe në BE. Siç njoftoi agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, të martën në Bruksel, produkti i brendshëm bruto i 27 shteteve të BE nga prilli deri në qershor ra me 0,2 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Në të njëjtën nivel është tkurrur ekonomia në 17 shtetet e eurozonës. Nga janari deri në mars ekonomia në BE dhe në eurozonë mbeti në vend.

Zhvillimi ekonomik në BE dhe në eurozonë bëhet në mënyrë të pabarabartë. Ndërsa vendet si Gjermania shënojnë akoma një rritje të dobët ekonomike, shtetet në krizë në jug të Evropës si Italia, Spanja, apo Qipro ndodhen thellë në recesion.

Etiketa "Made in Germany" tërheq ende. Ende Gjermania eksporton produktet e saj në të gjithë botën.

Sipas mendimit të shumë ekonomistëve edhe këtë vit eksportet do të vazhdojnë ta mbështesin ekonominë gjermane. Megjithatë jo aq fort. Që koniunktura po dobësohet në të gjithë botën, këtë e ndjejnë gradualisht edhe sipërmarrjet gjermane.

Ekonomia në Eurozonë bie me 0,2%,Fotografi: picture-alliance/dpa

Në krizën e borxhit të euros edhe ekonomia gjermane humbet vrullin e saj. Pas forcës në fillim të vitit lokomotiva koniunkturore e Evropës e ka ngadalësuar tempin në kuartalin e dytë. Produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit në krahasim me tremujorin e kaluar (duke marrë parasysh çmimin, sezonin dhe kalendarin) me 0,3 përqind, njoftoi zyra federale e statistikave në Wiesbaden. Në fillim të vitit ekonomia u rrit me 0,5 përqind.

Në Francë ekonomia është paralizuar tashmë. Këtu rendimenti ekonomik u rrit pak në verën e vitit 2011, por tani ai ka stagnuar në të tretin tremujor me rradhë.

Shkaku kryesor: Francezët nuk bëjnë shumë shpenzime. Ndërkohë shumë ekspertë të ekonomisë kanë frikë se ekonomia e dytë më e madhe në Evropë mund të rrëshqasë në recesion.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW